Seancë e dy Komisioneve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Seancë e dy Komisioneve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 09:16
Kuvendi

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbahen seancë e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Rini si dhe Komisioni për Financë dhe Buxheti.

Në rend të ditës Komisioni për Arsim Shkencë dhe Rini janë ndryshimet e Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor të shkollave fillore, mesme, shtëpive mësimore dhe Universitet të hapur shoqëror për mësim të përjetshëm dhe në Ligjin për themelimin e Fakulteti Tekniko-Teknologjik, Fakulteti i Veterinarisë dhe Fakulteti Juridik me përbërje të Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, janë dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare.

Në Komisionin për Financë dhe Buxhet në rend të ditës janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për akcizat, ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe qiramarrje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për drejtoritë doganore, të gjitha në lexim të dytë dhe Propozim Ligji për heqjen e kamatës për borxhet e paguara që dalin nga shërbimet e aktiviteteve komunale, telefonisë, operatorëve mobil dhe kablovik, mbajtja e hapësirave të përbashkëta, ujitja e tokës bujqësore, në lexim të parë i dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare dhe opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat