Organizatat qytetare do të kenë qasje në procedurat e tenderëve

Maqedonia

Organizatat qytetare do të kenë qasje në procedurat e tenderëve

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:43
Ministri i Shëndetsisë, Venko Filipçe

Organizatave Qytetare do t’ju mundësohet qasjet ne furnizimet publike në Ministrinë për Shëndetësi, ELEM, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkëta në Qeveri.

Qasje në dokumentimin e tenderëve dhe procesin e furnizimeve publike nga ana e Organizatave Qytetare, njoftojnë Ministra e Shëndetësisë, ELEM dhe Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkëta. Ministri i Shëndetsisë, Venko Filipçe tha se Ministra e Shëndetësisë lejon që Organizatat Qytetare të kenë qasje në procedurat e tenderit, të marrin pjesë në Komisionet të cilët vendosin për furnizimet publike.

“Me transparencë të plotë do të intervenohet në luftën kundër korrupsionit. Me këtë do të ulet rreziku i konfliktit të interesave. Analizat janë bërë në procedurat e tenderit, por gjithashtu edhe përpjekjet për kursime në sistem të furnizimit të centralizuar. Qëllimi është që të zvogëlimi i furnizimeve publike dhe të gjitha Organizatat Qytetare do të kenë qasje se ku shpenzohen mjetet”, tha Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Edhe drejtori i ELEM, Dragan Minovski tha se vendimi për qasjen e Organizatave Qytetare ka të bëj me transparencën dhe të dihet se si shpenzohet dhe ku shkojnë paratë publike. Pavarësisht nga kontrollimi i brendshëm, do të ketë edhe kontrollim të jashtëm nga Organizatat Qytetare.

Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkëta është e hapur për të punuar me procedura të rrepta, tha drejtori Pece Mirçevski.

“Eliminuam mundësinë e rregullimit të tenderit dhe i ftojmë qytetarët që përmes këtyre organizatave të jenë pjesën në procedurat e furnizimeve publike. Nuk do të ketë vend për keqpërdorime të parave të qytetarëve”, deklaro Mirçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat