Boshnjakovski: BE kërkon epilog për rastet e filluara gjyqësore deri në qershor 2019

Maqedonia

Boshnjakovski: BE kërkon epilog për rastet e filluara gjyqësore deri në qershor 2019

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 16:42
Mile Boshnjakovski

Vendimi i BE-së që Maqedonia të fillojë negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019, tregon se Maqedonia është njihet si vend i ndryshimeve pozitive dhe reformave ekonomike dinamike, deklaroi sot në konferencën për shtyp, zëdhënësi Mile Boshnjakovski, duke e komentuar vendimin e djeshëm të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së që të japë rekomandim të kushtëzuar për negociata në qershor të vitit 2019.

“Së shpejti do të publikohet edhe plani 18-të dhe në të do të përfshihen të gjithë indikatorët se çka saktë do të duhet të punohet. Ju sigurojmë se dijmë saktë se çfarë po punojmë dhe kjo u njoh nga mbarë BE-ja. Do të duhet të kemi rezultate evidente në proceset që janë duke u realizuar, kemi reforma në shërbimet e sigurisë, diçka që nisëm dhe në mënyrë intensive po punojmë me planin 3-6-9 I cili së shpejti do të rezultojë me hapjen e agjencisë ATO dhe e treta janë reformat në administratë. Ne duhet të dëshmojmë përkushtimin tonë në reformat deri në qershor të 2019-ës”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat