Zoran Zaev dhe Muhamed Zekiri debatojnë rreth Bashkësisë Fetare Islame

Maqedonia

Zoran Zaev dhe Muhamed Zekiri debatojnë rreth Bashkësisë Fetare Islame

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 14:03
Muhamed Zekiri

Në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, ka shtruar çështjen për udhëheqësin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, Sulejman Rexhepi.

Zekiri ka pyetur udhëheqësit qeveritar nëse Sulejman Rexhepi është “ariu i mbrojtur” i të gjitha qeverive. Zekiri ka akuzuar Rexhepin për punë joligjore dhe ftoi Drejtorinë e të Ardhurave Publikr, Policinë Financiare dhe Inspektoratin e Punës të kontrollojnë punën e tij.

“A do të futet ndonjëherë Inspektorati i Punës në BFI, a do t’u paguhet imamëve pension invalidor? Policia Financiare a do të futet të kontrollojë si menaxhohet BFI-ja”, ka pyetur Zekiri.

Ndërsa ai përgjigje ka marrë nga vetë kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se vetë do të angazhohet që Inspektorati i Punës të kontrollojë BFI-në, por edhe individë tjerë që të hetojnë akuzat që janë në opinion.

“Qeveria ka marrëdhënie të mira me gjitha bashkësitë fetare dhe ne jemi kompetent të përfshihemi në punën e tyre, duke pasur parasysh sekularitetin e shtetit. Por Inspektorati i Punës do të marrë urdhër personalisht nga unë që të hetojë punën e BFI-së. Por jo vetëm në BFI, por edhe në bashkësitë tjera fetare”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat