Zaev: Nga 1 janari i ardhshëm, mjekimi pa pagesë për të gjithë qytetarët

Maqedonia

Zaev: Nga 1 janari i ardhshëm, mjekimi pa pagesë për të gjithë qytetarët

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 08:48
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, gjatë pyetjeve nga ana e deputetëve dje në Parlamentin e Maqedonisë premtoi se nga 1 Janari i 2019-tës, Qeveria do të mundësojë shërim spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit.

Pos këtij premtimi, Zaevi u zotua edhe njëherë se nga viti i ardhshëm pagat e mjekëve specializantë do të rriten deri në 100.000 denarë.

"Caku që ne kemi vendosur në shërndetësi është që gjithashtu që nga 1 janari ta përfshijmë mjekimin shëndetësor pa pagesë për të gjithë qytetarët. Deri tani kemi pasur kapacitet që këtë ta bëjmë për fëmijët e atyre që pranojnë ndihma sociale. Jam i bindur se kështu si e çojmë punën, nga 1 janari 2019, edhe mjekimi pa pagesë do të përfshihet dhe rroga, gjegjësisht të ardhurat neto të mjekëve specialistë, të jetë 100 mijë denarë", deklaroi Zaevi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat