Materiale të dyshimta për “Maqedoninë greke” vendosen para gjykatës në Athinë

Maqedonia

Materiale të dyshimta për “Maqedoninë greke” vendosen para gjykatës në Athinë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:36
Gjykata në Athinë

Kabllo, një gazetë, një flamur grek dhe një flamur me diellin Vergina, një poster nga Kulla e Bardhë në Selanik dhe një slogan për Maqedoninë, ishin disa nga materialet që sot në mëngjes u gjetën brenda një pakete të dyshimtë, me çka ndërhyri edhe policia greke.

Sipas mediave greke, disa persona në hyrje të kompleksit të gjykatave në qendër të Athinës e kanë vendosur paketën, për përmbajtjen e së cilës ka intervenuar edhe Sektori për parandalimin e eksplodimeve, nën dyshimet se mund të bëhet fjalë për paketë-bombë, ndërsa pjesa rreth gjykatave ishte e bllokuar e tëra.

Pas intervenimeve të policisë, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë për bombë, por materiale lidhur me Maqedoninë greke.

Për momentin nuk bëhet e ditur kush e ka vendosur paketën dhe çfarë mesazhi ka dashur të përçojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat