Tzanakopoulos: Dëshiroj rezultat pozitiv të procesit edhe për Zaevin dhe për marrëdhëniet me shtetin fqinj

Maqedonia

Tzanakopoulos: Dëshiroj rezultat pozitiv të procesit edhe për Zaevin dhe për marrëdhëniet me shtetin fqinj

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:46
Dimitris Tzanakopoulos

Në intervistën për radion greke “247” zëdhënësi i Qeverisë Greke dhe Ministri pa resor Dimitris Tzanakopoulos tha: “dëshiroj që i gjithë proces, ashtu siç është parashikuar të ketë rezultat pozitiv edhe për Zaevin, por edhe për marrëveshje dhe për marrëdhëniet me dy vendet”.

Siç raportojnë nga AIM, ë lidhje me qëndrimin e Zoran Zaevit se në mes të muajit janar Maqedonia do t’i përmbyllë të gjitha detyrimet, Tzanakopoulos edhe një herë sqaroi se cilat janë hapat e palës greke që duhet t’i ndërmarrin dhe shpreson se gjithçka do të përfundojë me sukses duke përsëritur se ai personalisht nuk mund të parashikojë kur do të përfundojë procesi në Maqedoni.

“Unë nuk jam në pozitë të di se kur do të përfundojë procesi. Nëse Zotëri Zaev thotë se do të mbarojë më 15 janar, nuk kam asnjë arsye ta kundërshtoj. Përkundrazi, dëshiroj që i gjithë procesi, ashtu siç është i parashikuar në marrëveshje të ketë rezultat pozitiv për atë, por edhe për marrëveshjen dhe marrëdhëniet e dy vendeve”, thotë Tzanakopoulos duke shtuar se kur të mbarojë Maqedonia me obligimet e saja në radhë do të jetë ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë.

Ai është i bindur se ratifikimi në Athinë do të kalojë pa probleme..

“Mendoj se këtë muaj është formuar shumicë, që si qeveri greke kemi për qëllim që ta zgjerojmë sa më shumë që është e mundur. Unë jam thellë i bindur se ekzistojnë politikanë, ekzistojnë deputetë në Kuvendin e Greqisë, që marrin qëndrim me përgjegjësi, pa dallim nga përkatësia partiake dhe do të jenë pozitiv në raport me ratifikimin e marrëveshjes. Megjithatë, mendoj se në asnjë rast i gjithë procesi nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë mbi qeverinë:, komenton Tzanakopoulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat