Në burgun e Idrizovës do të ndërtohet gardh i ri perimetrik - Bota Sot
Në burgun e Idrizovës do të ndërtohet gardh i ri perimetrik

Maqedonia

E hënë, 24 shtator 2018

Në burgun e Idrizovës do të ndërtohet gardh i ri perimetrik

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 21:48
Ilustrim

Në nëntë muajt e ardhshëm do të ndërtohet gardh i ri perimetrik rreth repartit e mbyllur të ENP “Idrizovë”. Drejtoria për zbatimin e sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë sot publikoi shpalljen për ndërtimin e murit të ri të burgut të Shkupit, ku është vlerësuar se do të ndahen rreth 105 milionë denarë. Do të ndërtohet gardh perimetrik prej betoni, gardh prej telit peritmrik, rehabilitim i rrjetit rrugor, vendosja e ndriçimit nga jashtë, mbikëqyrje me video, video menaxhmet softuer, mikro barriera dhe vibro optike rreth repartit të mbyllur të burgut.

Siç thuhet në tenderin e shpallur të sistemit elektronik për furnizime publike, kompanitë do të kenë afat deri 31 korrik që të dërgojnë ofertat për pjesëmarrje në tender. Pas zgjedhjes të ofruesit më të volitshëm, do të fillohet me ndërtimin e gardhit të ri që duhet të kompletohet në gjysmë vitin e parë të vitit 2019. Në ndërtimin dhe rekonstruktimin e burgut të Shkupit gjatë viteve të kaluara janë investuar 712.430.746, pa tenderin aktual për ndërtimin e gardhit të ri të burgut.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test