Elezi: Maqedonia ndjek standardet ndërkombëtare për parandalimin e evazionit fiskal

Maqedonia

Elezi: Maqedonia ndjek standardet ndërkombëtare për parandalimin e evazionit fiskal

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 15:28
Elezi

Republika e Maqedonisë i përcjell standardet ndërkombëtare dhe trendet për parandalim të evazionit fiskal dhe shmangies së pagesës së tatimit, theksoi zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi në konferencën e titulluar “Përmirësim i bashkëpunimit ndërkombëtar: Luftë kundër evazionit tatimor”, e cila mbahet në Tbilisi të Gjeorgji.

Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Elezi ka thënë se Maqedonia deri në fund të vitit 2019 do t’i zbatojë standardet BEPS (Base Erosion and Profit Shifting).

“Këto standarde i përkasin zvogëlimit të mundësive për evitim të pagesës për evitim të pagesës së tatimit përmes përcjelljes së profitit në të ashtuquajturat parajsa tatimore. Maqedonia bashkëpunon edhe me Forumin global për transparencë dhe shkëmbim të informacioneve”, tha Elezi.

Ajo shtoi se si kornizë juridike dhe bazë për parandalim të evazionit fiskal, Republika e Maqedonisë i shfrytëzon edhe marrëveshjet për evitim të tatimit të dyfishtë, sikur të cilat Maqedonia ka lidhur me 48 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat