Zaev: Ekonomia po gjallërohet, performanca e investimeve kapitale rritet

Maqedonia

Zaev: Ekonomia po gjallërohet, performanca e investimeve kapitale rritet

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 19:27
Zoran Zaev

Zoran Zaevi duke u përgjigjur pyetjes së deputetit të OBRM-PDUKM-së Dragan Cuklev tha se “duhet të jeni të verbër që mos t’i shihni investimet kapitale, po ndërtohen rrugët në të gjitha anët”.

Sipas Zaevit, për 66 përqind është zmadhuar vlera e ndërtimtarisë, pesë deri dhjet tenderë po shpallen për 10 ditë, kurse dëshira e Qeverisë është që përveç kompanive të huaja, të ketë sa më shumë kompani të brendshme. Procesi i ndërtimi të ulët është në lëvizje dhe rezultatet do të vijnë.

“Ekonomia e Maqedonisë po gjallërohet. Performanca në pjesën e investimeve kapitale rritet. Vendi është atraktiv për kompanitë e huaja dhe ato të brendshme. Kompanitë janë të inkurajuara të marrin kredi nga bankat dhe të investojnë”, tha Zaev.

Ai njoftoi se nëse ekipet juridike nuk mbarojnë deri në fund të korrikut për aneks-marrëveshjet me TAB-in, do të fillojë aktivitet i ri me 115 milionë euro, që do të jetë shumë e rëndësishme për ndërtimtarinë.

“Për më shumë se një vit e pamë se çka është punuar. Paradhënia është marr, prodhuesit janë paguar, kurse procesi është ndaluar. U ulëm me kontraktuesit, kërkuam të jenë të angazhuar më shumë në kompanitë lokale. Nevojitej shumë punë të bëhen që të rregullohet dokumentimi i projektit”, tha Kryeministri Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat