Në Shkup takohen liderët e partive politike që përkrahin referendumin

Maqedonia

Në Shkup takohen liderët e partive politike që përkrahin referendumin

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:54
Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Me iniciativë të Kryeministrit dhe Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, sonte do të mbahet takim të liderëve të partive politike që japin përkrahje referendumit që do të mbahet më 30 shtator dhe proceseve që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Temë për takimin e sotshëm, siç informojnë nga LSDM-ja, është referendumi dhe çështja më e rëndësishme shtetërore-politike siç është rruga euroatlantike e Republikës së Maqedonisë, prioritet ku varet e ardhmja e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Takimi do të mbahet në hotelin “Holiday In” në Shkup, në ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat