Migrimi ilegal, sfidë me të cilën po përballet Maqedonia

Maqedonia

Migrimi ilegal, sfidë me të cilën po përballet Maqedonia

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

“Edhe pse rruga e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor është e mbyllur, megjithatë përmes kanaleve kontrabanduese qindra emigrantë çdo ditë e kalojnë kufirin e Maqedonisë dhe nisen drejt BE-së. Ende ka rreziqe të sigurisë nga një valë e re eventuale e emigrantëve nëpër rrugët e vjetra, si dhe hapje e të rejave”.

Këtë e theksuan pjesëmarrësit në Sesionin e tretë të Grupit punues 4 (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë (KNBE-MK) që u mbajt sot në Shkup.

Blerim Reka profesor në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, tha se Maqedonia para dy viteve u përball me sukses me valën e madhe të emigrantëve nga Lindja e Afërt, të cilën vendet e rajonit e njohën si korridori tranzit, por se sfida nga vala e re e emigrantëve nuk është tejkaluar tërësisht.

Reka shtoi se vetëm në Kroaci nga gushti i vitit 2017 deri në gusht të vitit 2017 ka rritje prej 31 përqindëve për emigracionin ilegal, në krahasim me vitin e kaluar.

Trpe Stojanovski, profesor në Fakultetin për siguri pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”-Shkup, tha se në Maqedoni në vitin 2018, sipas statistikave të BE-së identifikohet lëvizje e madhe e emigrantëve ilegalë.

Mirosllav Hovançik, ekspert në Departamentin për analiza në rrezik dhe statistika pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sovakisë, kapacitetet e kufijve nuk janë të mjaftueshme të përballen me valën e emigrantëve.

KNBE-MK është forum i hapur dhe i vazhdueshëm për dialog të çështjeve që kanë të bëjnë me reforma dhe nisjen e bisedimeve për integrim të Maqedonisë në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat