Thaçi në takim me Palmer: PDSH do të mbështet ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Thaçi në takim me Palmer: PDSH do të mbështet ndryshimet kushtetuese

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:48
Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në zyrën e ambasadorit Jess Baily në Shkup takoi zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer.

Nga PDSH thonë se në takim u bisedua për situatën aktuale politike, për zbatimin e Marrëveshjs së Prespës, si dhe për procesin e reformave.

“Kryetari Thaçi në takim theksoi se PDSH do të vazhdojë ta mbështes taksativisht procesin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga marrëveshja e Prespës, si dhe të procesit të reformave për integrimin e plotë të vendit në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Ata shtojnë se në takim Palmer rikonfirmoi mbështetjen e plotë amerikane për Marrëveshjen e Prespës dhe të agjendës që çon vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat