Mijallkov: OBRM-PDUKM-ja ka qenë gjithnjë pro perëndimore

Maqedonia

Mijallkov: OBRM-PDUKM-ja ka qenë gjithnjë pro perëndimore

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 17:18
Sasho Mijallkov

Sasho Mijallkov, ish-shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) bën thirrje që në partinë e tij, OBRM-PDUKM, të ketë bashkim, duke shtuar se OBRM-ja historike ka patur një orientim pro perëndimorë.

Sipas tij, nuk është koha për të krijuar ndasi, por që partia ka nevojë për bashkim si asnjë herë më parë.

Mijallkov shton se nuk ka marrë pjesë në punimet e partisë, duke mohuar se ka ndikim mbi kryetarin e tanishëm të kësaj partie, organet partiake, deputetët apo ndonjë strukturë tjetër të partisë.

Ai e porositë anëtarësinë dhe simpatizantët e OBRM-PDUKM-së se partia ka nevojë për forcë dhe bashkim të kësaj partie, që do të jetë në shërbim të një Maqedonie të lirë, të sigurtë dhe përparimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat