Seanca të reja për lëndën “Titanik” dhe “Total”

Maqedonia

Seanca të reja për lëndën “Titanik” dhe “Total”

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Me dëgjimin e “bombave” sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në seancën e kaluar në gjykatë u lëshuan pesëdhjetë incizime. Ashtu si edhe në “bombat” paraprake më se shpeshti dëgjohej zëri ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski edhe atë se si merret vesh për aeroplanët nga Zvicra dhe Italia për njerë që më parë janë marrë vesh se do të votojnë për ato në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevskit, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ndërkaq, seancë e re për lëndën “Total” ku i akuzuar është Dragan Pavlliiq-Llatas për fshehje të tatimin në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik dhe personave fizik.

Furnizimin e pajisjeve për vete e ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse te firmat nuk ka pasur persona të punësuar, gjegjësisht në një firmë ka pasur vetëm një të punësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat