MPB dhe Prokuroria Publike kanë hapur hetim ndaj Baçevit për incidentin e mbrëmshëm

Maqedonia

MPB dhe Prokuroria Publike kanë hapur hetim ndaj Baçevit për incidentin e mbrëmshëm

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 19:44
Sasho Vasilevski

Fyerja në baza personale, gjuha e urrejtjes, kjo ishte pjesë e sulmit verbal i udhëheqësit të partisë së “Maqedonia e Vetme” ndaj deputetit Sasho Vasilevski.

Në kuadër të fushatës së lëvizjes “Maqedonia bllokon”, e cila përfshin disa organizata dhe parti politike, në mesin e të cilëve edhe Janko Baçev, kanë bërë protesta para shtëpive të deputetëve të përjashtuar të OBRM-PDUKM-së, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov, të cilët votuan për ndryshimet kushtetues.

Mbrëmë vonë para shtëpisë së tij Sasho Vasilevski doli dhe pranoi letrën protestuese e cila në brendi ka qenë me përmbajtje fyese dhe sulmuar verbalisht nga ana e Janko Baçev. Në fjalorin e Baçevit, si shumë herë përsëri gjenden fjalët “shiptari”.

Ndërsa MBP në bashkëpunim me Prokurorinë Publike ka hapur hetim për incidentin e mbrëmshëm. Kryetari i partisë Maqedonia e Vetme, para disa ditësh ishte marr në pyetje në stacionin policor për shkak të kërcënimeve ndaj deputetëve se ato nuk do të arrini deri tek kufiri nëse votojnë për ndryshimet kushtetuese, por edhe për akuzat se ata kanë marr ryshfet prej dy milionë eurosh nëse votojnë për ndryshimet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat