Ivanov-Andullah II: Konfirmohet miqësia në mes Maqedonisë dhe Jordanisë

Maqedonia

Ivanov-Andullah II: Konfirmohet miqësia në mes Maqedonisë dhe Jordanisë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 19:51
Gjorge Ivanov dhe Abdullah II, Ibn al-Hussein

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u prit sot në Amman me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II, Ibn al-Hussein, gjatë vizitës së tij zyrtare në Jordani.

Në takim, siç njoftojnë nga zyra e kryetarit Ivanov thonë se është biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Maqedonisë dhe Jordanisë dhe për mundësinë e thellimit të tyre në disa fusha me interes të përbashkëta.

“Për ne, është me rëndësi të madhe që ta njihni Republikën e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues. Kjo do të thotë shumë për ne dhe popullin tonë, veçanërisht për shumë qytetarë të Maqedonisë që jetojnë në Jordani. Ne, si dy vende, edhe pse jemi në hapësira të ndryshme, edhe Maqedonia në Ballkan dhe Jordania në Lindjen e Mesme, janë vende që tregojnë një model të bashkëjetesës të suksesshme”, tha Ivanov.

Ndërsa Mbreti i Jordanisë këtë e quajti një vizitë shumët të rëndësishme, ku tha se “Kjo është një mundësi për ne që të përmirësojmë bisedimet që kemi pasur në Kombet e Bashkuara disa muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat