A duhet të frikësohet LDK-ja nga ‘rritja’ e Vjosa Osmanit?

Politika

A duhet të frikësohet LDK-ja nga ‘rritja’ e Vjosa Osmanit?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 8 janar 2021 Në ora: 11:05
Vjosa Osmani - LDK

Vjosa Osmani pas largimit të saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë me një listë të re në zgjedhjet e reja, derisa deri më tani ka publikuar vetëm sloganin e saj ‘Guxo’ dhe disa nga anëtarët që i janë bashkuar listës së saj.

Disa nga anëtarët e LDK-së vazhdimisht merren me veprimet e Vjosa Osmanit, derisa të tjerët kanë asnjëherë qëndrime rreth saj.

Kështu të kontaktuar nga ‘Bota sot’, disa nga deputetët e LDK-së, se a mendojnë që Vjosa Osmani ua ‘ngushton’ fitoren në zgjedhjet e ardhshme duke marrë një pjesë të elektorarit të saj, ata nuk e kanë komentuar fare këtë ҫështje.

Mirëpo, njohësit e ҫështjeve politike kanë qëndrime të ndryshme sa i përket kësaj ҫështje. Derisa disa mendojnë që LDK-ja ka përjetuar edhe fitoret edhe humbjet deri më tani nuk ka arsye të frikësohet nga Vjosa Osmani nëse do të tërheq me vete të pakënaqurit e LDK-së.

Ndërsa të tjerët mendojnë se me ndryshimin e madh të LDK-së, pas vdekjes së Presidentit Rugova, Vjosa Osmani ishte ajo që ia dha mundësinë për fitore në zgjedhje, sidomos ato të fundit që e nxori LDK-në si partinë e dytë.

Zogaj: LDK-ja nuk frikësohet

Kështu analisti politik, Skender Zogaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se garat partiake për pushtet në shoqëritē demokratike janë dhurata e shenjtë që duhet të mirëpriten, sepse, mundësojnë që qytetarët të zgjedhin ato subjekte dhe individë që i konsiderojnë më të mirët për veten dhe vendin.

Image
Skender Zogaj

“E drejta për të zgjedh dhe për t'u zgjedhur nuk lë vend për frikë, por kërkon qasje të sinqertë, që vullneti i lirë i qytetarëve të mos cënohet por të respektohet dhe të mirëpritet! LDK-ja është partia me përvojë të gjatë, që i ka përjetuar fitoret dhe humbjet, prandaj, nuk ka arsye të frikësohet nëse Vjosa Osmani e cila ka dalur nga LDK-ja dhe do të tërheq të pakënaqurit me LDK-në! Kjo dihet se do të ndodh dhe është mirë që ndodh, sepse gjithkush duhet ta gjej udhën e vet”, vlerëson Zogaj.

Ai thotë tutje se, LDK ka qenë lëvizje dhe i ka pas gjithë shqiptarët e Kosovës, por me kohë nga gjiu i saj kanë dalur partitë e tjera.

“Dikur veprimtarët e LDK-s kanë kanë qenë iniciatorët e formimit të partive të tjera politike, sukseset e të cilave janë përshëndetur me kënaqësi! Prandaj, nuk duhet pasur kurrë frikë nga fitimtarët, kushdo qofshin ata, sepse, si fitimtarë e tregojnë se kush janë e sa vlejnë”, thekson analisti Zogaj.

“Isa Mustafa e rrëmbeu dhunshëm LDK-në”

Nga ana tjetër, profesori dhe opinionisti, Binak Maxharraj ka pasqyruar gjendjen aktuale të LDK-së duke e krahasuar me LDK-në e kohës së Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Sipas tij, refuzimi i Kujtim Shalës për të qenë kandidat për kryeministër e tregon më së miri gjendjen e kësaj partie.

“Kujtim Shala nuk pranoi nominimin për kryeministër sepse nuk do të digjet. Kjo më së miri tregon së në çfarë gjendje është LDK e Isa Mustafës. LDK nuk është ajo e dikurshmja kur e udhëheqte themelusei i saj Ibrahim Rugova e cila ishte më tepër si një Lëvizje se sa një parti, sepse atëherë në të u anëtarësuan mbi 750 mijë qytetarë të Kosovës. LDK atëherë e bëri prerjen apo ndarjen e popullit nga regjimi i Millosheviqit duke e organizuar “pushtetin”paralel që i kundërvihej diktaturës. Kështu bujshëm vazhdoi rrugëtimin e vetë LDK deri në shuarjen e liderit të saj në vitin 2006. Ky ishte edhe shkëlqimi i LDK-së nën udhëheqjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova”, vlerëson Maxharraj.

Mirëpo, sipas tij, gjithëçka ndryshoi pas vdekjes së Ibrahim Rugovës e sidomos kur atë e rrmbeu Isa Mustafa me dhunë, më mashtrime dhe dredhina.

Image
Binak Maxharraj

“Isa Mustafa e rrëmbeu dhunshëm LDK, ai nuk kishte lidhje me rugovizmin, bile as që e përfillte liderin e saj të cilin e shantazhonte si ministër i financave duke ia ndalë ndihmat, duke mos ia paguar shumë shërbime, duke e lënë peng Presidentin Rugova nëpër hotele të Evropës duke mos ia paguar anipse 3% ishin para të popullit. Thjeshtë Isa Mustafa e rrëmbeu LDK jo për ta zhvilluar por për ta shkatërruar ngadalë ngadalë dhe po ia arrinë qëllimit. Që 10 vjet që është në krye të LDK ai krijoi klane të brendshme mafioze për interesa të veta dhe klanit të tij, vazhdimisht po krijonë ndasi dhe urrejtje midis anëtarisë së LDK-së. Asnjëherë për të gjitha këto vite nuk u mor me demokratizimin e partisë por përkundrazi merrej me sundimin e saj si një despot”, vlerëson ai.

Maxharraj thotë tutje se zgjedhjet e 6 tetorit 2019 kur në saje të udhëheqjes së shkëlyeshme të fushatës parazgjedhore të nominuarës për kryeministre Vjosa Osmani LDK arriti të dal partia e dytë pas LVV.

“Gjashtë muaj zgjati të bëhet një marrëveshje e”rrejshme” nga ana e Isa Mustafës për një koalicion me LVV. Albin Kurti u zgjodhë për kyeministër me një kabinet të përzier nga LDK dhe LVV. Por, shpirtërat nga prapaskena, nga errësira e nëntokës nga PAN mafia nuk ishin të qetë, sepse ia kishin frikën Albin Kurtit se do të përgjigjën për keqpërdorimet e pushtetit, për pasurinë e palejushme, ku merrte pjesë Hashim Thaçi edhe vetë Isa Mustafa si krye mafioz, filluan prapaskenat për rrëzimin e qeverisë Kurti. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nuk rrinë të qetë përderisa kjo qeveri nuk bie, anipse edhe vetë ishte pjesë e saj. Ndihma ju erdhi nga Amerika, pikërishtë nga një njeri i dështuar i administratës Trump ambasadori Richard Grenell i cili ishte një proserb. Ai ia nisi lojën me taksën. Shkurt i tha Kurtit hiqe taksën kurse Kurti i tha po do ta hjeku por gradualisht duke e zëvendesuar me reciprocitet. Jo, jo taksën hiqe që tani menjëherë. Kurti tha me jepni kohë, jo iu përgjegj Grenell dhe menjëherë shkoj të Thaçi në Presidencë duke i thënë se Kurti duhet të shkarkohet”, thekson Maxharraj.

U acaruan raportet Mustafa-Osmani

Ai thotë tutje se këtu filloi edhe loja e fshehtë, djallëzore dhe e pistë e Isa Mustafës me Vjosa Osmanin, sepse ishin marrë vesh për një qeverisje të mirë, për luftimin e korrupsionit, për ndryshime në ç’kapjën e shtetit në të cilin edhe vetë Mustafa ishte kapur për të.

Tutje profesori Maxharraj thotë se filloi denigrimi dhe shpërfillja e Vjosa Osmanit jo vetëm nga vetë Isa Mustafa por nga klani i tij mafioz ku bënte pjesë edhe Agim Veliu.

“Formimi i qeverisë Hoti bëri që raportet midis Vjosës dhe Isës të acarohën edhe më shumë, sepse bash këtu ishte edhe qëllimi i rrëzimit të qeverisë Kurti, për të ardhë një qeveri në përkrahje të krimit të organizuar të cilin e udhëheqin Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Akuzat të ndërsjella nuk kishin të ndalur me fyerje dhe denigrime të Vjosa Osmanit. Krejtë kjo e mori epilogun kur Isa Mustafa në mënyrë arbitrare e përjashtoi Vjosa Osmanin nga të gjitha organet në LDK. Pra, nuk është fjala këtu në këtë luftë “nervash”te Isa Mustafës me Vjosën se ajo u përjashtu nga se nuk po i zbaton vendimet dhe qëndrimet e LDK-së çka nuk është e vërtëtë, përkundrazi Vjosa vazhdimishte luftoi për zbatimin e qëndrimeve dhe parimeve të LDK për të mos u bërë pjesë e klaneve të ndryshme mafioze të udhëhequra nga PDK dhe SHIK, që do të thotë se vetë Isa Mustafa është ai i cili nuk u qëndroi besnik qëndrimeve dhe parimeve të LDK për tu mos u bërë pjesë e klaneve mafioze, por u fut në lojën e pistë të këtyre klaneve përmes formimit të qeverisë Hoti e cila nuk rrezatoi për asgjë të mirë për këta muaj sa është në qeveri, të cilën e rrëzoi Gjykata Kushtetuese si jo legjitime, duke e quar vendin në zgjedhje të reja të cilat do të mbahen së shpejti”, vlerëson opinionisti Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat