Lista Guxo t`i bashkojë të gjitha forcat progresive intelektuale dhe rinore për të qenë parti e qytetarëve të Kosovës!

Politika

Lista Guxo t`i bashkojë të gjitha forcat progresive intelektuale dhe rinore për të qenë parti e qytetarëve të Kosovës!

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 shkurt 2022 Në ora: 08:46
Lista ‘Guxo’

Partive politike në Kosovë tashmë i është shtuar edhe një. Bëhet fjalë për Listën Guxo, me në krye ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Lista Guxo, të hënën që shkoi u regjistrua si parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Guxo është një formacion i ri politik, i cili fillet e tij i ka në kohë të trazuara dhe ballafaqime me sfida të mëdha, por me një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e para një viti”, tha Ministrja e Jashtme dhe kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla.

Arsimi dhe shëndetësia janë dy çështjet kyçe me të cilat do të merret partia e drejtuar nga ministrja e Jashtme.

Aktualisht, janë pesë deputetë nga kjo listë, të cilët bëjnë pjesë në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat