“Guxo” të kthehet në LDK, por së pari të përjashtohen Mustafa, Veliu dhe Hyseni

Politika

“Guxo” të kthehet në LDK, por së pari të përjashtohen Mustafa, Veliu dhe Hyseni

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 21 tetor 2022 Në ora: 16:04
Skender Hyseni dhe Agim Veliu

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, ka përmendur mundësinë e kthimit të Listës Guxo në LDK. Këtë e ka quajtur profesor Maxharraj si utopi.

Sipas tij, është i domosdoshëm që ‘njerëzit e lodhur, të korruptuar, matrapazët e LDK Isa Mustafa, Agim Veli dhe Skendër Hyseni urgjentisht të përjashtohen nga LDK’.

“Sot u raportu për mundësinë e kthimit të Listes”GUXO” në LDK. Utopi, e pakapshme sepse në këtë raport midis këtyre dy subjekteve ka shumë çka që nuk shkon, është lidh nyje. Dihet se që nga vdekja e Ibrahim Rugovës në LDK nuk ka mbetë asnjë fije e rugovizmit sepse atë e kapën lienat antirugovistët në krye me Isa Mustafën i cili erdhi në krye të partisë sipas direktivave të Klanit Pronto. LDK në krye me Isa Mustafën për dhjetë vite të sundimit në të i thej të gjitha normat, rregullat, premtimet para elektoratit me të vetmin qëllim të bashkëpunoi me klanet e korruptuara të Pronto mafisë, e bëri këtë sepse edhe vetë Isa Mustafa ishte i korruptuar deri në fyt”, thotë ai.

Image
Binak Maxharraj

Tutje Maxharraj thotë se Mustafa theu të gjitha premtimet, parimet dhe qëndrimet e partisë për një bashkëpunim me pronto mafinë për të mbrojtë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai e injoroi qëndrimin e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova se LDK duhet të qëndroi larg Hashim Thaçit sepse sipas tij ishte i rrezikshëm për shtetin. Por, ishte ai vetë Isa Mustafa i cili ia siguroi Thaçit pozitën e presidentit, i cili pastaj iu vërsul shtetit deri në përpilimin e skicave dhe hartave më armiqët vrastarë për ta ndarë Kosovën, për të ia dhënë Çakorrin Malit të Zi falas. Isa Mustafa, pra, nuk udhëheqte me LDK, ai sundonte me të, ishte një despot dhe arrogant në LDK, askush nuk guxonte t’i kundërshtonte. Ishte vetëm një person e cila pati guximin dhe kurajon të të kundërshtoi këtë despot duke e kundërshtuar se ishte Isa Mustafa ai që po i prishte parimet dhe qëndrimet e LDK duke u bashkur me subjektin që thoshte"kurrë me të".I hëngri fjalët”, thotë tutje ai.

Megjithatë, profesori thotë se, në këtë rast e pësoi Vjosa Osmani, ajo së pari u përjashtua nga të gjitha funksionet në LDK e së fundmi edhe nga partia, ku mbeti të ushtroi vetëm funksionin e kryeparlamentares.

Por, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. LDK pësoi fiasko të vërtrtë sepse elektorati dhe anëtarësia nuk donte më t’i shkoj pas "tradhtarit" të LDK, doli e treta për të paren herë në histori me vetëm 12% të votave ose me një 110 mijë votues, kurse Vjosa Osmani e vetme me Lista"GUXO"i mori 350 mijë vota, pra sa tri herë krejt LDK. Edhe për shkak të kësaj katastrofe të LDK, ajo nuk mori kurrfarë masash, nuk bëri kurrfarë analize, nuk u diskutua as në Kryesinë e as në Këshillin e përgjithshëm të LDK për shkaqet që e sollën LDK në këtë derxhe, por përkundrazi despotin i cili u vetëdorëhoq e avansoi në kryetar nderi të LDK”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, të thuhet se Partia"GUXIO" do të kthehet në LDK është utopi, është e pamundur, sepse edhe pas Mustafës udhëheq pinjolli i tij, nuk u ndërmor asgjë në reformimin e LDK, pos disa figurave të panjohura që aderuan aty.

“Nuk mund të ecë përpara LDK me klanet mafioze të Isa Mustafës që hala i mbanë brenda, anipse Lumir Abdixhuku më shumë po ulëron për disa punë te mira në LDK që nuk po shihen askund. LDK për të joshë Partin"GUXO" që të guxon të shkoj të LDK duhet medoemosdo ta pastroj shtëpinë.Duhet që urgjntisht t’i përjashtoi Isa Mustafën, Agim Veliun dhe Skender Hysenin nga LDK të cilët si në kor këta të tre janë bërë kundërshtarët e partisë që mjerisht hala i përkasin. Më këta njerëz LDK nuk mund të ecë përpara as një hapë, e le më t’i fitoj zgjedhjet. Ose ne të kundërtën më e logjikshme do ishte që LDK t’i bashkohet Partisë"GUXO", sepse sipas zgjedhjeve të fundit ajo i mori 350 mijë vota, kurse LDK vetëm 110 mijë e cila i ka la duart nga rugovizmi dhe nuk dihet se çfarë ujemi ka aty brenda”, thekson profesor Maxharraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat