“Me një kërcënim luftarak serioz” – Eksperti i sigurisë: Kjo është mënyra si do t’i pranonte të gjitha kushtet Serbia për pajtim me Kosovën!

Politika

“Me një kërcënim luftarak serioz” – Eksperti i sigurisë: Kjo është mënyra si do t’i pranonte të gjitha kushtet Serbia për pajtim me Kosovën!

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2023 Në ora: 20:54
Foto nga Forumi i Bledit në Slloveni

Serbia është shteti i cili nuk zbaton marrëveshjet e nënshkuara me Kosovën, por ajo gjithmonë, sidomos para ndërkombëtarëve viktimizohet.

Rasti i fundit është deklarimin i Ivica Daçiç, i cili ka thënë se “Serbia ka dëshmuar se është një palë konstruktive që i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”.

Derisa, Kosova është ajo e cila zbaton marrëveshjet e nëshkruar.

Ekpsreti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se propagandat e Serbisë nuk janë më befasuese, sepse ajo në vazhdimësi e përdor këtë.

“Serbia me politikat e saj propaganduese që tani e njeh bota, jo rastësisht tani është në këtë situatë në të cilën gjindet, edhe që është shteti më i urryer në Evropë, sepse të njohura janë të kaluarat e Serbisë të luftave që i ka shkaktue në shkatërrimin e Jugosllavisë, prandaj edhe tani me propagandat e saj në vazhdimësi, nuk duhet të na befasojnë të thënat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq sikur që ka deklaruar se kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, vendi i tij e ka “dëshmuar se është një palë konstruktive që i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”, thotë ai.

Sipas tij, deklarimin i Daçiçit, ka të bëjë me bindjen e ndërkombëtarëve gjoja se Serbia është për jetësimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Me këtë thënie ai po mundohet me i bind edhe ndërkombëtarët se Serbia është për jetësimin e Marrëveshjes së Brukselit, që në realitet në këtë mënyrë sikur që Serbia po vepron me konflikte serioze në ato pjesë të veriut, e që mund të vjen deri te acarimi luftarak, dhe mjerisht ndërkombëtarët po e tolerojnë Serbinë me këto sjellje, dhe në të kundërtën Kosova po sanksionohet për këtë situatë të tillë, dhe ato sanksione po i përshkruhen Kosovës, që shumica e përfaqësuesve të shteteve të BE po e akuzojnë BE për ato masa të sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës. Prandaj funksionarët e Serbisë gjithnjë viktimizohen para ndërkombëtarëve në raport me Kosovën, e kur publikisht deri më tani, është ajo vetë Serbia që nuk iu përmbahet marrëveshjeve të arritura me ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës, prandaj kjo situatë konfliktuoze po zgjat kaq shume vite që nga paslufta e deri më tani”, shprehet ai.

Në fund, Tërnava i bën thirrje ndërkombëtarëve që ta ndërrojë qasjen ndaj Serbisë.

Image
Hajrullah Tërnava

Më tej, shton se Serbia vetëm nga një kërcënim luftarak si i vitit 1999, mund ta detxyrojë atë t’i pranon kushtet për pajtim me Kosovën.

“Faktori ndërkombëtar që deri më tani i provoj të gjitha mënyrat e pajtimit mes këtyre dy shteteve e gjithnjë duke e ledhatuar Serbinë, tani duhet ta ndërrojë qasjen e saj ndaj Serbisë, dhe gjithsesi duhet që mos ta përkëdhelë si deri më tani Serbinë, por të jetë e qartë me qëndrimet e saj dhe ta kërcënoj me mos investime sikur që ka bërë deri më tani, dhe nëse Serbia vazhdon prapë me politika të njejta si deri më tani, ndërkombëtarët t’i ndalin investimet në atë shtet të Serbise, dhe si masë e tërheqjes së vërejtjes për ato mos veprime që po i kërkon BE, t’ia tërhrqin liberalizimin e vizave si dhe të jenë më të ashpra dhe ta kushtëzojnë atë edhe me masa më të ashpra luftarake sikur të vitit 1999 kur u bombardua Serbia. Më një kërcënim luftarak serioz, Serbia tani do t’i pranonte të gjitha kushtet për një pajtim të plot me Kosovën, sepse të freskëta i ka ato bombardime të asaj kohe të vitit 1999, dhe sikur të ndodhte një bombardim i radhës në të ardhmen, bëhet pyetje se a do të ekzistonte më Serbia”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat