“Ogurzi”, Sadri Ramabaja zbulon skenarin e Serbisë “Titaniku”, ka një kërkesë urgjente për SHBA-në dhe BE-në

Politika

“Ogurzi”, Sadri Ramabaja zbulon skenarin e Serbisë “Titaniku”, ka një kërkesë urgjente për SHBA-në dhe BE-në

Nga: N. Shaqiri Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:24
Sadri Ramabaja

Analisti politik, profesori Sadri Ramabaja thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja duhet të ushtrojnë presion ndaj Qeverisë së Serbisë që të rivendos disa kushte minimale demokratike në Serbi.

Ramabaja përmend edhe një bllok opozitar në Serbi i cili po organizon protesta.

“Konform urgjencës së situatës në Kosovë dhe assesi pavarësisht asaj, bashkësia ndërkombëtare [SHBA & BE], duhet të fokusohet dhe të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Serbisë, pa dronë se mund ta shpjerë drejt destabilizimit të brendshëm, siç sugjerojnë ca majtistë liberal perëndimor. Rivendosja e kushteve minimale demokratike në Serbi, nuk mund të arrihet pa presionin ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiqit dhe pa mbështetjen reale të bllokut opozitar që po drejton protestat në Serbi.

Ky bllok opozitar tashmë ka një përbërje të gjerë [partitë Moramo, Zajedno tok me partitë socialdemokrate - Partia Demokratike, Liria dhe Drejtësia, deri te ajo e qendërs -Srce dhe kampi liberal - PSG, pa përjashtuar as partinë e moderuar të djathtë - Lëvizja Kombëtare.]”, thekson Ramabaja.

Profesori pohon se, nëse nuk ndodh kjo, atëherë Vuçiqi do të vazhdojë të kap shtetin serb dhe ruajtja e status quosë mes Kosovës e Serbisë do të jetë e pamundshme.

“Në të kundërtën, nëse perendimi vazhdon ta cilësoj Vuçiqin si partnerin e vetëm, duke e përkëdhelur si deri tani, pushteti i tij do të vazhdojë ta kap tutje Shtetin dhe gjasat për një demokratizim të shoqërisë serbe do të përmbyseshin për shumë kohë.

Në këto rrethana ruajtja e status quosë, jo ndërtimi i paqes, mes Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë pothuajse e pamundshme”, thotë tutje ai.

Ramabaja zbulon skenarin serb i cili quhet Titaniku.

“Rrjedhimisht Serbia do të vazhdojë të zhvendoset tutje dhe ngulitet thellë në batakun e autokratizmit, pra në terrenin politik që i shkon për shtati klerofashizmit serb, që për rrjedhojë nënkupton destabilizim të mëtejshëm të marrëdhënieve fqinjësore, para së gjithash me Kosovën.

Ky skenar ka një emër ogurzi: Titaniku! Atë duhet dhe mund ta parandaloj vetëm veprimi i përgjegjshëm dhe i ashpër i Perëndimit”, përfundon profesori Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat