Nuk nënshkroi marrëveshje, Kelmendi tregon planin “jo të mirë”, të Serbisë për Kosovën/ Ja faktet bazike për sanksione

Politika

Nuk nënshkroi marrëveshje, Kelmendi tregon planin “jo të mirë”, të Serbisë për Kosovën/ Ja faktet bazike për sanksione

Nga: Naile Ejupi Më: 28 tetor 2023 Në ora: 10:00
Albin Kurti- Aleksander Vuciq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur të premten pasdite ka folur rreth takimit në Bruksel me pesëshen evropiane.

Kurti ka thënë se atyre u ka kërkuar ndëshkimin dhe sanksionimin e Serbisë, si dhe ekstradimin e grupit terrorist të Radoiçiqit në Kosovë, ku do të përballeshin me drejtësi.

Ai më tej tha se po ashtu ka ofruar nënshkrimin për Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Ohrit, përfshirë edhe propozimin e pesëshes evropiane të ofruar në takimin e 21 tetorit.

“Unë, nënshkrimin e marrëveshjes e ofrova edhe në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku Serbia përfaqësohej me kryeministren e saj e refuzoi, ndërkaq në takimin e 21 tetorit nga emisarët amerikanë dhe evropianë, na është thënë se drafti për vetëmenaxhim që është sjellur është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë ndaj këtij propozimi si përgjigje”.

“Ndërsa dje, para krerëve të BE-së në ofruam që para tyre, si dëshmitarë dhe si garantues të nënshkruhet Marrëveshja Bazë me gjithë Aneksin e Ohrit dhe propozimin e zbatimit të nenit 7 të marrëveshje në lidhje me nenin 10. Pra, për idenë e vetëmeanxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo, pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim”, u shpreh Kurti.

Më tej, Kurti tha se Samiti i Këshillit të Evropës ishte ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte nënshkrimi, por Serbia sipas Kurtit, refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar edhe draftin për vetëmenaxhim.

Duke komentuar konferencën e kryeministrit dhe deklarimet e tij, analisti politik Muhamet Kelmendi, thotë se aty dolën disa çështje që tregojnë gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe raportet e BE-së, ShBA-së me shtetin kriminal serb.

Sipas Kelmendit, kushtet e paraqitura nga shteti serb përball kërkesës për nënshkrimin e marrëveshjes nuk janë të nivelit të njëjtë.

“Në konferencën për shtyp të Kryeministrit të Kosovës në Prishtinë, me dolën disa çështje, të cilat tregojnë gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe raportet me UE, SHBA e me shtetin kriminal serb. Pas takimit ne Bruksel të z.Kurti me përfaqësuesit e UE-së, z.Borrell dhe Lajçak, sikundër edhe me Presidentin e Frances, z. Makron, Kancelarin e RFGJ-se, z. Scholz dhe z.Meloni, Kryeministre të Italisë, në konferencë doli se Kosova e ka pranuar themelimin e Asociacionit të paraqitur nga pala ndërkombëtare. Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që kjo gjykatë të rishikojë dhe vlerësojë atë në fushën juridiko - kushtetuese. Në Bruksel, z.Kurti kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksit të Ohrit, me gjithë dokumentet e paraqitura nga 5-ja në Prishtinë. Presidenti serb nuk pranoi të nënshkruajë Marrëveshjen. Për më tepër, paraqiti një letër tjetër, me tri kërkesa: 1. Serbia nuk do të njeh kurrë shtetin e Kosovës. 2. Kosova kurrë mos të anëtarësohet në OKB dhe 3. Serbia nuk e njeh tërësinë territoriale dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kushtet e paraqitura nga shteti serb përball kërkesës për nënshkrimin e Marrëveshjes nga Prishtina nuk janë të nivelit të njëjtë. Dallojnë shumë dhe tregojnë qartë pozitën e Serbisë”, deklaron Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, Serbia pretendon ripushtimin e Kosovës.

“Së pari, sepse marrëveshjet ndërkombëtare është si rregull të nënshkruhen. Me atë fiton peshën juridike marrëveshja dhe futet në fuqi për ekzekutim. Mos nënshkrimi, vetëm pranimi në formë, e jo në përmbajtje, tregon refuzimin e saj nga pala serbe. Serbia nuk e pranon shtetin dhe as tërësinë territoriale të Kosovës. Kjo e bën të qarte shkakun pse Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit nuk nënshkruhen. Me mos nënshkrim dhe me letër të Vuçiqit doli në dritë pretendimi territorial i shtetit serb mbi Kosovën. Serbia pretendon ripushtimin e Kosovës. Kosova si territor serb është i sanksionuar edhe në kushtetutën e Serbisë. Ky fakt tregon se shteti serb i ka plotësuar kushtet për sanksione dhe masa ekonomike e juridike nga UE. Serbia flet me gjuhën e forcës. Militarizimi i shtetit serb këtë e ka për pikësynim. Z.Borrell tha: "Palët paraqiten kushte, ku asnjëra prej tyre nuk i pranojë". Nga kjo dalin se të dyja palët kanë përgjegjësi. Por, de,-fakto del se shteti serb ka refuzuar Marrëveshjen e paraqitur, duke vënë kushte të veçanta”, shton analisti.

Tutje, sipas Kelmendit, Serbia po përgatit agresion ndaj Kosovës dhe për sa kohë përkëdhelet nuk do të ketë marrëveshje paqësore.

Ai madje përmend dy fakte në bazë së cilave do të duhej të sanksionohej Serbia dhe kryekrimineli i luftës siç e quan ai, Aleksandër Vuçiq.

“ Z. Borrell kërkohet të thotë të vërtetën. E kjo është se Serbia po synon dhe po përgatitë agresion ndaj Kosovës. Kushti i paraqitur për të mos e pranuar tërë integritetin territorial tregon pikësynimin e një aksioni agresive e terrorist mbi territorin e Kosovës. Këtë e dinë qartë z.Borrell. Çështja zgjidhet me masa konkrete. Sa kohë që përkëdhelet shteti serb dhe krimineli Vuçiq nuk ka ndonjë marrëveshje paqësore midis dy shteteve. Serbia kërkohet të vendoset nën sanksione dhe kryekrimineli i luftës Vuçiq me masa dënuese. Shteti serb nuk njeh gjuhe tjetër veç të forcës. Tash i ka dy faktor ndërkombëtar dy baza faktike shumë domethënëse: 1. E ka agresionin terrorist në Banjskë të Kosovës të bërë nga shteti serb me bandat paramilitare e terroriste serbe dhe. 2. Refuzimin e kryekriminelit serb Vuçiq për të pranuar dhe nënshtruar Marrëveshjen e Brukselit me Aneks marrëveshjen e Ohrit dhe planin e UE-së të paraqitur në Prishtinë dhe në Beograd. Çka pritet nga UE dhe nga SHBA? Pse nuk vendosen masat sanksionuese ndaj shtetit serb? Pse nuk ia heqin masat Kosovës? Këto nuk dihen!? Shpresohet se UE dhe SHBA do të reflektojnë. Koha nuk pret!”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat