Zeqiraj tregon se cili është dënimi që i pret Thaҫin dhe të tjerët në Hagë: Jakup Krasniqi ka qenë pak i anashkaluar nga klani kriminal

Politika

Zeqiraj tregon se cili është dënimi që i pret Thaҫin dhe të tjerët në Hagë: Jakup Krasniqi ka qenë pak i anashkaluar nga klani kriminal

Nga: H.O. Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 21:55
Hashim Thaçi/ Foto ilustrim

Publicisti dhe veprimtari shqiptar nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, thotë se Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me premtimin e madh, për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Por, tani, heziton për ta vënë pikën mbi "i"!? Franca mike tradicionale e Serbisë, e bëri njeri të parë në Kosovë, agjentin e saj, Hashim Thaçin, i cili, në koordinim me Tiranën zyrtare, kryeministrin Rama, ky i fundit me presidentin serb Vuçiq, punuan shumë për ndarjen e Kosovës.

  a) Pse nuk kërkohet llogari nga Franca zyrtare, për agjenturën e saj, në dëm të shtetit të Kosovës?!

    b) Pse nuk sqarohet roli sabotues i SHTAB-it të "UÇK-së të LPK-së", me seli në Tiranë dhe akuza faktike për 4 (katër) anëtarët e këtij SHTAB-i, nga themeluesit e "UÇK-së të LPK-së", përfshirë edhe Jakup Krasniqin, i cili akuzën e tij e ka bërë publike?!”, thotë Zeqiraj.

Image

I pyetur nga gazeta ‘Bota sot’ se sa mund të dënohen të gjykuarit e Hagës, prej më tepër se tri vite, Zeqiraj thotë për “secilin nga të arrestuarit dhe të izoluarit në burgun e Schevenigenit, në Hagë, fajësia është sa e madhe, aq edhe faktike, sa nuk ka elemente të shfajësimit. Edhe nëse ndonjëri nuk ka aprovuar krimet serike të shokëve, për dy dekada radhazi, heshtja, mosdenoncimi i penalizon dhe nuk i amniston”.

“Realisht, që nga themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare, në Hagë, për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, si dhe Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, pothuajse të gjithë të arrestuarit kanë qenë të fajshëm, natyrisht, kush më shumë dhe kush më pak fajësi. Përjashtim bën vetëm një i arrestuar nga Ferizaj, me sa mbaj mend, me emrin Agim. Dhe, për arrestim të ngatërruar, të gabuar, Gjykata e Hagës, brenda dy ditësh, e ka kthyer në shtëpi, me kërkim-falje dhe dëmshpërblim të majmë”, vlerëson ai.

Ai duke folur për krimet që kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, thotë se të dy Gjykatat, me seli në Hagë, kanë bërë atë, që nuk mund ta bënin gjykatat ballkanike, në veçanti Kosova, hiç se hiç, sepse i gjithë sistemi i drejtësisë është i kapur nga PAN-i kriminal.

“Sabotimi i -Vettingut-, rezistenca e Këshillit Prokurorial dhe të Këshillit Gjyqësor, me mbështetjen e partive-banda të PAN-it, me përzgjedhjen e kuadrit partiak nga Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, kanë bllokuar tërë sistemin e drejtësisë, nën maskën e pavarësisë të gjyqësorit dhe broçkulla të tjera, kinse demokratike! Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka bërë lëshime dhe shkelje të rënda, duke liruar kriminelë serik e faktik, kryesisht, për vrasjet  numerike politike të shqiptarëve. Edhe Gjykata Speciale aktuale, ka humbur seriozitetin, me peligrinazhin e kriminelëve dhe horrave, të cilët kanë bërë krime të mjaftueshme, për të qenë prapa grilave, madje me dënim me punë të detyrueshme, për të mbuluar shpenzimet personale të burgut dhe më shumë”, vlerëson publicisti.

Tutje Zeqiraj ka përmendur edhe shifrën e të vrarëve gjatë dhe pas luftës, sipas tij për motive politike, ndërkaq thotë që arrestime njëshifërore për këto vrasje janë qesharake.

“Shqiptarët të konsideruar për ndjenjen e zhvilluar të drejtësisë, rezulton rrenë e kulluar. Një padrejtësi e bërë kundër një njeriu, duhet konsideruar si padrejtësi e të gjithë lagjës, fshatit, qytetit, vendit. Përkundrazi, viktimat e pafajshme të "komandantëve" kriminelë, vazhdojnë të rivritën, me amnestimin dhe përpjekjen për rahabilitimin e vrasësve serikë. Sipas përllogaritjeve të bëra, numri i të vrarëve për motive politike, gjatë dhe pas luftës, kap shifrën e 1.826 personave, që është tej dyfishit të dëshmorëve të luftës, që numërohen afër 800. Arrestimet një-shifrore aktuale, janë qesharake, në raport me katër-shifrorin e ekzekutimeve politike. Vrasjet e ngeshme, me hartimin e listave emërore për ekzekutim, janë unike në Kontinentin plak, Evropë, i njohur për demokraci të lartë”, vlerëson ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Zeqiraj madje bën edhe një përllogaritje të dënimit që mund të marrin ata që dënohen për vrasje të ndryshme.

“Masa e ndëshkimit për krimet vrastare, duhet të jetë në raport me përmasën e krimeve. Shembullojmë: 5 (pesë) të rinj amerikanë, vranë shokun e tyre, një vit më parë. Gjykata amerikane i dënoi të pestit me burgim të përjetshëm. Ndërsa tre shokët e tyre, të cilët ishin në dijeni të krimit, por nuk e denoncuan atë, u dënuan me nga 15 vjet burg, të gjithë me punë të detyruar. Dhe, lë të gjykojnë shqiptarët, për masën e dënimit të gjithësecilit, në gjyqin maratonik, që po zhvillohet në Hagë. Vlerësimi dhe emërtimi i bërë nga prokurori amerikan Xhack Smith, lidhur me akuzën e ngarkuar për katërshen e arrestuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, si -Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët-, është gjetje adekuate, e saktë. Organizatat kriminale, të krijuara nga ky grup, tashmë, i arrestuar, si: SHIK, "Shqiponjat e Zeza", BIA, janë pjesë e kësaj Ndërmarrjeje krimimnale të Përbashkët”, vlerëson Zeqiraj.

Në këtë rast ai përmend emrin e Jakup Krasniqit, për të cilin thotë se ka qënë pak i anashkaluar nga klani kriminal.  

Image

“Përgjegjësia, sado kolektive të jetë, në rastin konkret, për krimet serike, ka edhe nuanca dalluese, vartësisht pozitës, kompetencave. Duket se Jakup Krasniqi, ka qenë, paksa, i anashkaluar nga klani kriminal. Si zëdhënës i UÇK-së, komunikatat duhet të kalonin nëpërmjet tij. Si duket, kjo nuk ka ndodhë. Madje, ai demanton Hashimin, duke thënë se "komunikatat nuk janë shkruar nëpër "Bahnhof-e"!? Por, ajo që rëndon shumë dhe i bën të pambrojtshëm ish zyrtarët e lartë, të dhunshëm, të Kosovës, tashmë në gjykim e sipër, është seria e vrasjeve -cilësore-, e personaliteteve të dëshmuara moralisht dhe atdhetarisht”, thekson ai.

Publicisti Zeqiraj numëron edhe disa nga të vrarët, ndonëse thotë se ata janë me qindra nuk mund të përmenden të gjithë me emër e mbiemër, e poashtu rreshton edhe ata që tentuan t’i vrisnin, duke përmendur edhe Presidentin historik Ibrahim Rugova.

“Ata janë shumë dhjetra, qindra, rrjedhimisht, nuk arrijmë t`i përmendim të gjithë me emër e mbiemër. Sidoqoftë, kujtojmë vetëm disa syrësh: Kolonel Ahmet Krasniqi, Kolonel Tahir Zemaj, oficer Sadri Ramqaj, Kolonel Rashid Mustafa, Xhavit Mustafa; gazetarët Enver Maloku, Shefki Popova, Ismail ..., Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, shkrimtari dhe këshilltari i Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa; kryetarët e komunave Ukë Bytyçi, Ismet Rraci; kuadrot e LDK-së, bashkëpunëtorët e kryetarit Rugova: Smajl Hajdaraj, Ekrem Rexha, Idriz Rreci, Shaban Manaj, Ismet Rrahmani, Ilir Selimi, Arben Sejdiu, Rexhep Luci; hetuesit e Prokurorisë Speciale: Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj; tentim vrasjet: Presidenti Rugova, akademik Sabri Hamiti, Fetah Rudi, Agim Veliu, Ejup Visoka dhe qindra veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së. Por, edhe brenda llojit, si  kuadrot e hershëm të LPK-së: Behajdin Hallaçi, Komandant Kumanova, Ilir Konushevci dhe të tjerë”, thotë Zeqiraj.

Veprimtari Zeqiraj thotë gjithashtu se askush nuk mund të na bindë se nuk dimë kush i vrau, ose t`ua lëmë, thjeshtë bandave, sepse mungon motivi personal i tyre, mëqe ata nuk ishin rivalë për pushtet, madje viktimat nuk nuk kishin as pasuri e biznese.

“Eliminimi fizik i kuadrove cilësore, kishte dy qëllime- njëherësh:

a) Dobësimi i Presidentit Rugova, partisë së tij, LDK-së dhe të djathtës shqiptare;

b) Frikësimi me terror i popullit, për t`i detyruar njerëzit të heshtin, të mos guxojnë të ngrisin zërin kundër krimit dhe kriminelëve. Tipike siç bënte krimineli stalinist, Enver Hoxha, me kriminelët e tij komunistë byroistë.

Shtrohet pyetja: Çfarë e shtyri kriminelin Jeton Lleshi, nga një fshat i Maqedonisë, të dërgonte me postë bombën ruse, në Redaksinë e "Bota Sot", në Zyrich të Zvicrës, ku ishin 12 gazetarët dhe redaktorët, përfshi edhe kryeredaktorin Skënder Buçpapaj, me nusen Elidë?! Në kontrollin e bërë, Policia hetimore e Zvicrës gjeti fotografitë e terroristit Lleshi, me kuadrot e PDK-së, AAK-së si dhe librezën e anëtarësisë të kësaj partie-bandë! Pse Gjykata e Zvicrës u mjaftua me dënimin  e vetëm me 11 vjetë burg, për një terrorist, me shkaktim të rrezikut masiv?! Ishte fat në fatkeqësi, pse pakoja ku ishte vendosur bomba, u hap në anën e kundërt. Pse drejtësia zvicerane nuk hulumtoi e hetoi se kush e pagoi terroristin Jeton Lleshi, edhe pse dëshmitë ishin të bollshme, sidomos fotografimet me zyrtarët e PDK-së të AAK-së, respektivisht, të PAN-it”, nënvizoi ai.

Image

Zeqiraj nuk la pa përmendur edhe dëshminë e kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës, ish-deputetit të Kosovës, të ish-ambasadorit, Gjergj Dedaj

“Dëshmia e kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës, ish-deputetit të Kosovës, të ish-ambasadorit, Gjergj Dedaj, tmerri i tij për të përsëritur të vërtetën, të thënë në dëshminë fillestare, flet sa mijëra dëshmi të tjera. Ai heshti edhe dajakun, që kriminelët e akuzuar sot, i kishin dhënë sekretarit të Partisë Liberale, Sokol Blakaj, i cili vdiq nga plagët fizike dhe shpirtërore, që i shkaktoi Hashim Thaçi, me kriminelët e tij.  Burracakëria e kriminelëve u provua në sallën e gjyqit, të cilët heshtën për atë gjendje mjerane të dëshmitarit, sikletin e skajshëm të tij, duke kërkuar, pas çdo pyetje të Gjykatës, -seancë private-! Qoftë edhe një gram burrërie e kurajo të kishte Hashim zeza, duhet të thoshte se "e pranojmë dëshminë e parë të dëshmitarit dhe mos e mundoni më tej. Sepse, asnjë vlerë penalizuese nuk ka dëshmia e Dedaj, karshi shumë qindra vrasjeve të tjera, të cilat rëndojnë mbi të akuzuarit, Hashimi me shokë”, vlerëson ai.

Ai përfundon duke thënë se partitë-banda të PAN-it aktual, krimet e luftës dhe të pasluftës, i kanë pranuar, kur ngulmonin që vrasjet politike të pas 12 qershorit 1999, të mos hetohen nga Gjykata Speciale.

“Ndërkohë, krimet e pasluftës, janë vazhdimësi e krimeve të luftës, me autorët e njëjtë, komandantët kriminelë dhe bandat e tyre vrastare, me urdhër të "SHTAB-it të Përgjithshëm të UÇK-së të LPK-së", përfundon Zeqiraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat