Shqiptarët e Sanxhakut të “harruar”, Hasani vjen me thirrje urgjente për Shqipërinë: Ky është momenti i fundit për të vepruar!

Politika

Shqiptarët e Sanxhakut të “harruar”, Hasani vjen me thirrje urgjente për Shqipërinë: Ky është momenti i fundit për të vepruar!

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Analisti nga Presheva, Refik Hasani ka kërkuar një vëmendje më të madhe për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve administrative të Shqipërisë dhe Kosovës.

Fillimisht, ai në një prononcim për “Bota sot” kërkoi nga Shqipëria që të merret më shumë me shqiptarët që jetojnë në Sanxhak dhe në Luginë të Preshevës.

“Shqipëria, ka obligim moral e kushtetues të brengoset edhe për shqiptarët jashtë shtetit administrativ, ku shqiptarët në Serbia kanë organizuar referendumin e Krahinës së Sanxhakut, mbajtur më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992.

Kurse përveç referendumit të Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992, është edhe kryengritjen e armatosur ku përmes Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës të këtij referendumi”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, ai përmendi edhe fondin që ka krijuar Kosova për shqiptarët e Luginës, derisa e kritikoi Shqipërinë, pasi kjo e fundit nuk po mbështet shqiptarët në Sanxhak e Luginë.

Image
Analisti nga Presheva, Refik Hasani

“Shqipëria, ende nuk ka krijuar asnjë fond, kurse Republika e Kosovës tani ka fondin për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kurse të pa mbështetur mbesin shqiptarët në Sanxhak.

Publikisht apeloj të Shqipëria, se është momenti fundit që të angazhohet seriozisht, dhe të hap konsulatë si në Sanxhak, ashtu dhe në Luginën e Preshevës, pasi kjo do ta ndihmonte mjaftë. 

Konsullata shqiptare, do të duhet të hapet në Luginën e Preshevës, para se ta pësojë si Sanxhaku.

Këto dy, krahina janë rajonet më të pazhvilluara ekonomikisht dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën”, pëfundoi Refik Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat