Vjen paralajmërimi nga PDK: Nëse insistohet për krijim të Asociacionit, na pret ky rrezik!

Politika

Vjen paralajmërimi nga PDK: Nëse insistohet për krijim të Asociacionit, na pret ky rrezik!

Nga: M.Haziri Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:20
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Dialogu Kosovë – Serbi po vazhdon të mbetët pa një marrëveshje përfundimore.

Provokimet dhe tensionet që Serbia po shkakton në vazhdimsi po sjellin një destabilizim edhe në Ballkan.

Sulmi terrorist i fundit në Banjskë ka rezoltuar të jetë I pasukseshëm për serbët, që gjatë gjithë kohës tentojnë të dëmtojnë Kosovën.

Nga ana tjetër ndërkombëtarët po vazhdojnë të lobojnë që një marrëveshje dhe raport normalizimi të krijohet mes dy vendeve.

E në lidhje me këtë situatë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu.

Ai thotë se duhet të ndryshoj formati i dialogut dhetë kërkohet një Traktat i Paqes.

Ky format i dialogut duhet të ndryshoj, dialogu duhet të kthehet në çështje konkrete , të kërkohej nga partnerët që të ketë Traktat të Paqes mes Kosovës dhe Serbisë ku njohja reciproke do të ishte pika kyçe e Traktatit të Paqes”, u shpreh ai.

Ndërsa I pyetur për insistimin e ndërkombëtarëve për Asociacionin, ai tha që nëse vazhdohet në këtë formë, kemi një rrezik.

Nëse vazhdohet në këtë formë, rrezikohet bosnjizimi i Kosovës dhe krijimi i një pushteti të tretë të serbëve në Kosovë", përfundoi Haxhiu për “Bota sot”.

Kujtojmë që në shtator të vitit 2023, Kosova përjetoi një nga sfidat më të mëdha për sigurinë që nga paslufta, më 1999. Më 24 të atij muaji, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e vendit në fshatin Banjskë në veri, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Policia, më pas, gjeti sasi të mëdha armatimi dhe arrestoi disa sulmues të dyshuar, ndërsa disa të tjerë i shpalli në kërkim.

Qeveria e Kosovës fajësoi Serbinë për incidentin, por ajo e mohoi përfshirjen.

Ngjarja nxiti shqetësim te bashkësia ndërkombëtare për qëndrueshmërinë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat