Maxharraj: Xhaferi është me fat që nuk mori urim nga ky shtet – Ta përfundojë mandatin pa iu hedhur në përqafim Serbisë, sikur…!

Politika

Maxharraj: Xhaferi është me fat që nuk mori urim nga ky shtet – Ta përfundojë mandatin pa iu hedhur në përqafim Serbisë, sikur…!

Nga: A.SH Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 13:01
Talat Xhaferi

Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ai pranoi shumë urime nga shtete të ndryshme, por shteti që nuk e uroi ishte Serbia.

Dhe, për këtë gjë, as atij vet nuk është se i bëri pështypje.

Profesri Binak Maxharraj, në një pronocim për “Bota sot” thotë se zgjedhje e Xhaferit për kryeministër të Maqedonisë, është një hap i madh për shqiptarët.

“Sipas Marrëveshjes se partive politike në pushtet ishin dakorduar që një pjesë të mandatit t’i takoj edhe BDI-s. Dhe kjo u realizua këto ditë, kur Talat Xhaferi kryeparlamentari i Maqedonisë se Veriut e mori pozitën e kryeministrit.

Zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër i Maqedonisë se Veiut është një: “hap i vogël për të, por i madh për shqiptarët e Maqedonisë se Veriut dhe gjithë shqiptarinë kudo që janë”, thotë ai.

Sipas tij, edhe pse Serbia nuk e uroi, Maxharraj thotë se Xhaferi ishte me fat që nuk i erdhi një urim nga shteti që vrau e masakroi shqiptarët, e cili akoma bënë rrëmujë në Ballkan.

Më tej, thotë se Xhaferi është një person i aftë dhe shpreson ta përfundojë mandatin pa u korit, siç bëri Dritan Abazoviqi i cili u hodh në përqafin të Serbisë.

“Kryeministrit të ri i erdhën shumë urime nga homologët e tij te rajonit e me gjerë, nga shtetas të shteteve të ndryshmne, nga parti të ndryshme politike, nga disapaora, nga individ të ndryshëm.

Por nuk erdhi një urim i cili edhe nuk duhet të vinte fare, e as që pritej nga krymeninistri Xhaferi të vinte.

Mungoi urimi i Kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Kjo edhe është pritë nga ky çetnik, nga ky ultra fashist, nga njeriu më i urryer nga të gjithë, nga ky njeri i cili preu dhe griu shqiptarë nëpër luftëra pushtuese më shumë se një shekull. Kjo nuk është pritë nga njeriu i cili që më shumë se 20 vite e bënë rrëmujë krejt Ballkanin Përendimor me bazë në platformën e tij nazifashiste “Bota serbe” por edhe përmes “Ballkanit të hapur”.

Prandaj, kryeministri i ri i Maqedonisë si veriut Talat Xhaferi është me fat që ky urim nuk i erdhi i cili lidhur me këtë tha se duhej thënë “në aspektin emotiv kjo nuk më bënë përshtypje, nuk me prekë fare. Unë personalisht nuk prekem e as qe ngarkohem nga kjo punë”.

Duke njohur personalisht karizmën e tij politik, njeriun i devotshëm i cili gjithmonë gjendej në vijën e parë te çështjesë kombëtare-shqiptare në Maqedoninë Veriore Xhaferi do te jetë i aftë dhe me shumë nder të përfundoi edhe këtë mandat të tij pa u koritë, ashtu siç u korit Dritan Abazoviq të cilit shqiptarët në fillim i thurën elozhe, kurse përfundoi në përqafim të Serbisë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat