Kelmendi: Besimi fetar duhet të ndahet nga çështja kombëtare

Politika

Kelmendi: Besimi fetar duhet të ndahet nga çështja kombëtare

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se në bazë të fesë u bën propaganda në Kosovë.

Ai përmend organizimin dhe ideologjinë ortodokese serbe u bë dhunë dhe terror i ashpër mbi shqiptarët.

“Feja si ideologji është produkt i njerit, i cili duke mos qenë në gjendje të shpjegoj shumë fenomene në natyrë dhe në shoqëri, i ndërlidhi këto dukuri me një fuqi mbinatyrore, si krijues të tyre. Mbi këtë u krijua feja katolike, nga e cila u nda ortodoksizmi. Më vonë erdhi te organizimi i fesë muslimane, si ideoloogji që u përhap me shpejtësi të madhe. Këto fe luajtën dhe po kryejnë detyra të mëdha dhe të llojllojshme në shoqëri. Ka raste që tërësisht e kanë udhëhequr shoqërinë njerëzore. Edhe Kosova, Shqipëria dhe hapësira shqiptare është nën ndikimin e feve që po kultivohen. Shumë e ashpër dhe tejet raciste është feja ortodokese serbo-sllave. Kjo predikoj dhe mbështetet në ideologjinë e vetë të zhdukjes së pjesëve të veçanta të kombit shqiptar. Nën organizimin dhe ideologjinë ortodokese serbe u bë dhunë dhe terror i ashpër mbi shqiptarët.

E mbrojtur kjo ideologji me fuqi ushtarake dhe policore, për mbi 100 vite, disa ideolog të fesë katolike, si dhe disa të fesë muslimane, predikuan ikjen nga vendet stërgjyshnore në drejtim të shteteve ku ishte feja katolike, të besimit katolik, dhe në drejtim të Turqisë, të besimit musliman

Sundoj ideologjia: "feja ruhet dhe kultivohet në vendet e origjinës".

Kjo propagandë fetare, e përcjellur me masa të dhunës dhe me presione të ndryshme ekonomike, sociale dhe shoqërore, ndikuan që shumë shqiptare të besimit katolik të drejtohen drejtë Kroacisë dhe milionë shqiptarë të fesë muslimane u shpërngulën për në Turqi”, thotë ai.

Sipas tij, mbrapa gjithë këtyre punëve ka qëndruar Moska dhe Beogradi, të cilët kanë financuar për këtë katrahur kombëtare.

“Ideologët që bënë dhe predikuan këto shpërngulje vinin nga klika serbomadhe, e përkrahur, e financuar dhe e organizuar nga Rusia. Moska dhe Beogradi ishin organizator të tërë kësaj katrahure kombëtare.

Thëniet që sot ndëgjohen në hapësirën shqiptare të besimit musliman që po përhapen nga disa predikues (hoxhallarë) të fesë muslimane, vijnë kryesisht nga Beogradi dhe Moska.

Thëniet:

"Skënderbeu është tradhtar dhe qen" apo

"Flamuri kombëtar është leckë me zogun në mes" apo

"Çikën e axhës mund të marrësh për grua", apo,

"Martesa me katolikë e një muslimane shqiptare është e ndaluar dhe më mirë është të vdes se të marre shqiptarin me fe katolike", thekson ai.

Në fund, thotë se të gjith këto që bëhen në emër të fesë kanë përqëllim zhveshjen e kombit shqiptar nga historia kombëtare .

Më tej, deklaron se e gjitha kjo po përcjellet me kontaktet që BIK në Kosovë, sikundër edhe organizatat në Tiranë, po i bënë me shtetet dhe me shoqatat e ndryshme nga vendet arabe, e deri edhe me shoqata nga Moska, të krijuara nga Rusia.

“Ka ideologë që tregojnë se si "duket" xheneti a xhenemi, si "shkon" njeriu në xhenet apo çka ka "thënë" zoti për këtë a atë çështje shoqërore.

Tërësisht në emër të zotit. Tamam sikurse me pas "ndejtur" me zotin në një tavolinë. Gjërat e tilla atyre u "paska" thënë zoti dhe ata po u tregojnë besimtarëve.

Marri e llojit të vetë.

Të gjitha këto kanë për qëllim zhveshjen e kombit shqiptar nga historia kombëtare dhe nga vyrtytet zakonore tradicionale shqiptare. Krejt kjo po përcjellet me kontaktet që BIK në Kosovë, sikundër edhe organizatat në Tiranë, po i bënë me shtetet dhe me shoqatat e ndryshme nga vendet arabe, e deri edhe me shoqata nga Moska, të krijuara nga Rusia.

Në emër të bashkëpunimit është rritur ndikimi i huaj në hapësirën shqiptare dhe po zhveshet kombi nga historia dhe vyrtytet zakonore shekullore. Organizatat e tilla mbajnë përgjegjësi pse nuk reagojnë dhe nuk distancohet nga dukuritë e tilla antikombëtare dhe nuk merrë masa kundër elementeve që në emër të fesë po bëjnë punë edhe vetë kundër fesë. Po e zhveshin fenë nga dukuritë pozitive. Shqiptarët e besimit musliman dhe katolik e kane një traditë shekulllore të besimit. Ato besime bashkëpunuan në mes veti dhe pati edhe lidhje familjare dhe martesore. Bashkëpunuan edhe në luftëra për liri dhe pavarësi. Fetë u bashkuan dhe u bënë një dhe së bashku ndihmuan luftërat çlirimtare të kombit shqiptar. Kjo duhet të kultivohet. Edhe në vendin tonë feja duhet të mbetet në kuadër të punes së vetë ideologjike fetare, pa u ndërlidhur dhe futur në historinë tonë kombëtare, sikundër edhe pa dalur me predikime kundër të drejtës pozitive. Feja është ideologji e besimit te zoti. E tillë duhet të kultivohet”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat