Alarmi i ekspertit: Serbia duhet të parandalohet, ndryshe jo vetëm në veri, por në gjitha enklavat serbe në Kosovë mund të ketë destabilizim!

Politika

Alarmi i ekspertit: Serbia duhet të parandalohet, ndryshe jo vetëm në veri, por në gjitha enklavat serbe në Kosovë mund të ketë destabilizim!

Nga: A.SH Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Ditë më parë, agjencitë amerikane të zbulimit dolën me një raport sa i përket zhvillimeve në botë përballë SHBA-së.

Në raport thuhet se SHBA përballet me një "rend botëror gjithnjë e më të brishtë", të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale.

Në atë raport përmendet edhe Ballkani Perëndrimor, ku thuhet se “Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të acarojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të nxisin dhe shfrytëzojë dallimet etnike. për të zgjeruar ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal, ose për të penguar integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”.

Aty përmendet në veçanti sulmi në Banjskë të Zveçanit e po ashtu edhe veprimet provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se pavarësisht këtyre SHBA dhe NATO së bashku kanë fuqinë apsolute për të ushtruar ndikimin e tyre sa i përket sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian si dhe strukturat e ndryshme të sigurisë ndërkombëtare dhe atyre që funksionojnë në territorin e Kosovës, në vazhdimësi kanë deklaruar ato që neve i kemi thënë së bashku po ndodhin për shkak të zhvillimeve të fuqishme që po ndodhin në planet, sidmos përplasjet e superfuqive të cilat po mundohen që të krijojnë një strukturë të re të sigurisë e cila do të ushtrojë ndikimin e saj për oraginizimin e sigurisë në përhgjithësi në planet.

Kemi SHBA të cilat bashkë me NATO-n kanë fuqinë aplosute aktualisht për të ushtruar ndikimin dhe për të organizuar sigurinë në planet dhe kemi në anën tjetër blloqe të cilat mbështeten nga Rusia dhe Kina, e që kanë përqëllim sulmet pikërisht ndaj kësaj aleance e cila garanton aktualisht rendin dhe sigurinë në gjithë Ballkanin”, shprehet Elezi.

Kurse, sa i përket Kosovëa, ai thotë se është e mundshme që në Bosnje, Kosovë e Mal të Zi të burojë ndonjë eskalim.

Ai shton, se në Kosovë patëm një rast eskalimi siç ishte ai në Banjskë, por edhe në Bsonjë mund ët ndodhë një gjë e tillë sepse vet Dodik është shprehur hapur se ka pretendime për eskalim të situatës dhe punon ngushtë me Rusinë.

“Në kuadër të këtyre shqetësimeve zë vend edhe çështja e Ballkanit dhe krejt kjo loidhet me aktivitetet e fundit që kanë të bëjnë me zhvillimet në Bosnje, Kosovë dhe Mal të Zi si vende të mundshme ku mund të burojë ndonjë eskalim i situatës.

Me të drejtë të gjitha këto raporte dhe shqetësime që ngriten nga SHBA dhe aleatët e saj thuhet se patëm një rast tipik të eskalimit të situatës së sigurisë në Banjskë, ku një grup i udhëhequr nga krimineli Radoiçiq organizuan agresion dhe sulm terrorist me çka edhe u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe patëm një situatë shumë të rëndë të sigurisë e cila ummenaxhua fal kapcitetve të Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër mund të them se situatë e rëndë sigurie mbertëron edhe në Bosnjë, ku presidentit Dodik haptas ka bërë të qartë se ka pretendime për eskalim të situatës dhe punon ngushtë me Rusinë për të organizuar aktivitete të dhunshme në Ballkan, sidmos në Kosovë dhe në Bosnjë më pas edhe në Mal të Zi me qëllimin e vetëm për të tensionuar dhe kështu të defokusojnë forcat e sigurisë të cilat janë duke zhvilluar operacione në mbështetje të Ukrainës në luftën me Rusinë”, shprehet ai.

Në fund, ekspreti i sigurisë potencon se Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me me shëbimet sekrete amerikane, të NATO-s dhe BE-së për të parandaluar të gjitha mundësitë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë sidomos në Kosovë.

“Në fakt, se sa është alarmante siguata e sigurisë dhe çfarë duhet të veprojnë institucionet karshi këtyre paralajmërimeve, ne mund të themi se instiucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë sidomos ato të inteligjencës duhet të bashkëpunojnë ngushtë me shëbimet sekrete amerikane, të NATO-s dhe BE-së për të mësuar dejatet e pretendimeve të Serbisë sa i përket terrorialitetit të Kosovës dhe njëkohësisht të organizohen plane operative koherente për të parandaluar të gjitha mundësitë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë sidomos në Kosovë ku mund të themi se situata politike ka treguar se mund të kemi reflektim të një situate destabilizuese për shkak të aktiviteteve të Serbisë që ka brenda territorit të Kosovës në enklavat serbe dhe mbështetjen që kanë bërë strukturat e sigurisë ruse të cilat mbështesin grupet kriminale dhe terroriste të cilat janë të gatshme për të organizuar aktivitete të dhunshme jo vetëm në veriun e Mitrovicës, por në të gjitha enklavat serbe në Kosovë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat