Çamët “e diskriminuar” në Finiq: Kryebashkiakun s’e njohim fare, i dhamë votën dhe na la në baltë

Shqipëria

Çamët “e diskriminuar” në Finiq: Kryebashkiakun s’e njohim fare, i dhamë votën dhe na la në baltë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Finiq

Vrioni është një nga fshatat e Bashkisë Finiq, të drejtuar nga Kristaq Kiço që vuan mungesën e investimeve. Banorët atje, ku një pjesë i përkasin komunitetit çam, ndjehen madje të diskrimunuar nga Kryebashkiaku i 30 qershorit dhe të deputetët që kanë zgjedhur në kuvend.

Rruga që të çon në Vrion të Finiqit është e vështirë.

Në muajt e dimrit banorët jetojnë mes baltës.

“Kur bie shi mbushen pellgjet me ujë.”

Në lagjen e çamëve situata është më e rënduar.

Ata akuzojnë Bashkinë, për diskriminim.

“Jemi lagjia e çamëve, kryetari i bashkisë Finiq nuk ka vënë dorë.”

“Rrugën e kemi copë-copë, ndriçim nuk kemi. Taksat e bashkisë i paguajmë dhe gjë nuk kanë bërë.”

Kryebashkiakun, Kristaq Kiço, thonë se e kanë parë vetëm një herë.

E kujtojnë ditën kur aty u hodhën disa karroca beton.

“Hodhi dy-tre betoniere dhe iku, më se kemi parë.”

Por pjesa më e madhe as nuk e njohin fare.

“Nuk e njoh fare si fytyrë, i kam dhënë votën dhe nuk ka ardhur fare këtu.”

Të përjashtuar nga ndihmat thonë se ishin edhe gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk morën asnjë masë, nuk di të kenë dhënë diçka.”

E pranojnë se më 30 qershor u morën votën me premtimin se situata do të ndryshojë.

Rreth një vit e gjysmë më pas janë të zhgënjyer jo vetëm nga kryetari por edhe përfaqësuesit në Kuvend.

“Po nuk na bënë punë dhe votat i hedhim kot.”

“Shkuam 30 vjet me premtimin do ti bëjmë.”

Vrioni është vetëm një nga fshatrat që nuk ka njohur asnjë investim nga Bashkia e Finiqit, duke u shndërruar në një dëshmi e premtimeve të pambajtura elektorale nga kryetarët e votimeve të qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat