Sugjerim për një Shqipëri si gjithë Europa

Shqipëria

Sugjerim për një Shqipëri si gjithë Europa

Nga: Thanas L. Gjika Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 00:19
Thanas L. Gjika

Ky dhjetor në Shqipëri duhet të kthehet në muaj refleksionesh të thella për të gjetur rrugën e shpëtimit nga kjo klasë politike që shkeli ëndrrën e studentëve dhe të të përvuajturve për ta parë Shqipërinë të lirë si Europa. Mirëpo klani Hoxha, ashtu si e shpërdoroi gjakun dhe idealet e dëshmorëve pas nëntorit 1944, e shfrytëzoi ëndrrën për një Shqipëri me ligje të lirë si Europa dhe krijoi një klasë plotike që realizoi mbajtjen e pushtetit dhe shfrytëzimin e pasurive të popullit tonë po prej klanit Hoxha.

Nuk u lejuan të aktivizoheshin sa e si duhej ata që kishin ëndërruar e vuajtur për këtë ëndërr, por njerëz të planifikuar prej Ramiz Alisë për të zbatuar planin Katovica, në mënyrë që pasuritë e popullit dhe pushtetin t'i trashëgonin, si i trashëguan e po i trashëgojne, besnikët e klanit Hoxha. Pa shkulur këtë klasë politike, ëndrra do të mbetet ëndërr.

Protestat e dhunshme ose paqësor për të rrëzuar një qeveri me synimin që të vijë opozita, janë lodra të planit Katovica, sepse të gjithë politikanët e sotëm janë pjellë e këtij klani. Shpëtimi është tek gjetja e një rruge që të largojë një herë e përgjithmonë nga skena politike këtë klasë politike, gjë që është thënë shpesh, por nuk po gjendet rruga e shpëtimit.

Unë ndoshta tregohem naiv, por sugjeroj organizim të demostratave paqësore me 1000 shqiptarë të ndershëm pa parti që të dalin të paktën dy herë në javë për disa muaj me radhë para ministrive e Kryeministrisë në një orë të caktuar me parullën "Të ikë kjo klasë politike!". Besoj se kjo lëvizje mund të sensibilizojë mbarë botën shqiptare dhe të huaj për të marrë masa që të mos vihen në listat e votimit asnjë nga njerëzit që kanë qenë në partitë e djeshme e të sotme politike dhe në qeveritë e këtyre 40 vjetëve. Nëse caktohen zgjedhje te reja dhe në lista figurojnë këta politikanë ose bijtë e miqtë e tyre, populli t'i bojkotojë, të mos shkojë për të votuar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat