Dëborë në Bulqizë/ Banorët pa energji elektrike, autoritetet thirrje drejtuesve të automjeteve: Përdorni zinxhirë

Shqipëria

Dëborë në Bulqizë/ Banorët pa energji elektrike, autoritetet thirrje drejtuesve të automjeteve: Përdorni zinxhirë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Dëbora ka sjellë probleme në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi

Kanë nisur në Bulqizë reshjet e para të dëborës, të cilat janë shoqëruar me erë të fortë dhe ngrica.

Dëbora ka sjellë probleme në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, por jo vetëm. Mësohet se reshjet kanë shkaktuar probleme edhe me linjat e  transmetimit të energjisë elektrike, duke lënë pa energji të gjithë rrethin e Bulqizës.

Ndërkohë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale, borëpastrueset kanë vijuar punën.

Policia lokale e qarkullimit u bën thirrje drejtueseve të automjeteve, të cilët lëvizin në rrugët rurale, që lidh njësitë administrative me rrugën nacionale, të përdorin zinxhirë. Ndërkohë aksi nacional Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat