Moti drejt përkeqësimit në Adriatik, kërkohet shmangie e lundrimeve për anijet e tonazhit të vogël e të mesëm

Shqipëria

Moti drejt përkeqësimit në Adriatik, kërkohet shmangie e lundrimeve për anijet e tonazhit të vogël e të mesëm

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Moti drejt përkeqësimit në Adriatik

Në ditët e para të javës së fundit të këtij viti parashikohen erëra të forta detare me drejtim nga jugperëndimi që do të vështirësojnë lëvizjet në Adriatik.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se situata detare do të vijë drejt përkeqësimit nga mesdita e së hënës dhe të martën, kur forca e detit pritet të arrijë 7-8 ballë. Kapiteneria ka njoftuar anijet për situatën në vazhdim duke kërkuar shmangien e lundrimeve për anijet e tonazhit të vogël e të mesëm deri në ndryshimin e kushteve atmosferike në det të hapur, si dhe marrjen e masave të sigurisë për mjetet lundruese.

Mëngjesin e sotëm, në port ka mbërritur në kohë një traget i linjës së Barit me 281 pasagjerë, kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri dhe Kosovë për të festuar ndërrimin e viteve, si dhe 63 mjete. Pasdite dhe në mbrëmje pritet të nisen nga Durrësi një traget drejt Ankonës dhe dy drejt Barit.

Numri i udhëtarëve në këtë fundviti për shkak të kushteve te diktuara dhe nga pandemia ka qenë më i ulët se vitet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat