“Fryma na ishte bërë hej” Aurora Piroviq: Si mbijetuam natën në majën e Hekurave

Shqipëria

“Fryma na ishte bërë hej” Aurora Piroviq: Si mbijetuam natën në majën e Hekurave

Më: 4 janar 2021 Në ora: 23:00
Aurora Piroviq

E ftuar në PolitikOn për të folur për pasionin e ngjitjes së maleve, Aurora Piroviç tregoi një rast kur e ka parë veten në vështirësi të mëdha.

Piroviç ka treguar se ajo ka ndërmarrë një ngjitje në majën e Hekurave, ndërkohë që I ka zënë nata në temperature mjaft të ulëta. Ajo tregon se janë ushqyer me konserva peshku dhe kumbulla të thata, teksa shton se fryma e tyre brenda çadrës ishte kthyer në hej akulli.

Piroviq: Ka qenë 16 shkurt 2019. Disa kolegë më kanë telefonuar dhe më kanë thënë mos e bëj atë marri për t’u ngjitur në mal me borë në shkurt. Kemi bërë edhe kamping me fjetje. E realizuam ngjitjen në majën e Hekurave me një grup guidash nga Kosova, Tropoja dhe unë.

Na kapi nata atje. E morëm ngjitjen nga poshtë deri te liqenet e Ponarit. Ngritëm çadrat që në orën 6 pasdite që ishte totalisht errësirë, deri të nesërmen në orën 7 të mëngjesit që u zbardh. Kemi qëndruar nëpër çadra duke fjetur dhe mbaj mend që gjithçka ishte e ngrirë. Brenda çadrës fryma jonë ishte bërë hej. Këpucët nuk kemi mundur në mëngjes ti veshim se ishin bërë shumë të forta nga ngrica. Kemi mbijetuar me të vetmet ushqime konserva peshku se nuk ngrin nga vaji dhe kumbulla të thata. Ngrohja vetëm veshje termike. Ka qenë një ngjitje spektakolare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat