Reshjet e dendura të shiut/ Fryhet Lumi Shkumbin, rrezikon të dalë nga shtrati

Shqipëria

Reshjet e dendura të shiut/ Fryhet Lumi Shkumbin, rrezikon të dalë nga shtrati

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:24
Lumi Shkumbin

Edhe gjatë orëve të mbrëmjes në vendin tonë kanë qenë prezente rreshjet e dendura të shiut, duke bërë që përmbytjete në një pjesë të territorit të jetë shqetësuese.   Reshjet e dendura të shiut në Elbasan gjatë natës kanë fryrë lumin e Shkumbinit duke rrezikuar që të dalë nga shtrati. Lumi është fryrë në pikat e tij maksimale nga prurjet e shumta të ujit, duke bërë që situata të jetë serioze.

Edhe përroi i Zaranikës është fryrë dhe rrezikon gjithashtu të dalë nga shtatit. Dalja e tyre nga shtati mund të sjellë përmbytjen e tokave rreth tyre.

Po ashtu, edhe në Kurbin situata vijon të jetë problematike. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluan banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Nën ujë 2800 ha tokë dhe janë evakuuar 27 familje. Gjatë natës në qarkun e Lezhës reshjet kanë qenë intensive. Në Zadrimë, Torovicë, Spiten, tresh dhe Gjorm të Kurbinit janë 2800 hektarë tokë nën ujë, ndërsa 27 familje janë evakuuar.

Problem mbetet rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet nga lumenjve. Prurjet e mëdha te lumit Droje kane shkatërruar rrugën e fshatit Shpërdhet pranë Mamurrasit. Prej ditës se djeshme banoret e këtij fshati janë të izoluar, nga zhvendosja e rrjedhës së lumit në rrugë e cila tashmë është bërë e pakalueshme. Sakaq rrjedha e lumit ka dëmtuar dhe këmbët e urës e ndërtuar dy vite më parë, e cila rrezikon të shembet./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat