I akuzuar për vjedhje dhe theu arrestin shtëpiak, kapet 30 vjeçari

Shqipëria

I akuzuar për vjedhje dhe theu arrestin shtëpiak, kapet 30 vjeçari

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar një 30-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes me armë dhe armëmbajtjes pa leje pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”).

Ky shtetas është konstatuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në rrugë, në lagjen nr. 14, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë”, tha policia.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat