Veliaj: PDIU dhe LSI e shohin pushtetin si plaçkë, na bllokonin buxhetin e bashkisë

Shqipëria

Veliaj: PDIU dhe LSI e shohin pushtetin si plaçkë, na bllokonin buxhetin e bashkisë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:14
Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS në këtë qark, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorë të komunitetit çam në Njësinë 3, ku nënvizoi se qytetarët po largohen nga siglat partiake dhe po i bashkohen Partisë Socialiste, në të cilën besojnë se do ta çojë vendin përpara. Veliaj solli shembullin e Rrogozhinës, ku Partisë Socialiste iu bashkuan 2500 ish-simpatizantë të PDIU-së.

“Pavarësisht bindjeve që mund të kemi pasur në të kaluarën, edhe në Rrogozhinë për shembull, na janë bashkuar 2500 vetë nga komuniteti çam, që thonë: E di çfarë, PS punon, me PS ecin gjërat përpara, hajde t’i japim të gjithë një dorë. Si Parti Socialiste, gjërat i kemi bërë me ndershmëri zemre!”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se ndryshe nga parti si PSIU-ja, që nacionalizmin e përdorin si demagogji, PS-ja veproi me zemër dhe ndershmërisht për çështjen e detit. Sipas tij, “koha për t’i shkuar pas flamurit të partisë, - meqenëse ti je çam, do votosh për partinë tonë, kurse ti që ke ardhur nga Skrapari, do votosh për partinë tonë, - ka mbaruar”.

Veliaj shtoi se PDIU, edhe LSI, qëllimin e vetëm kanë përdorimin e pushtetit si plaçkë, gjë që e kanë dëshmuar edhe në Bashkinë e Tiranës, kur bllokonin buxhetin e qytetarëve.

“Kur i kishim këto partitë e vogla në koalicion, nuk bëje dot asnjë punë. Të thoshte, “ku është plaçka ime?”. Bllokohej buxheti në Këshillin Bashkiak se LSI-ja donte një gjë, PDIU-ja diçka tjetër, dhe ti thoshe, “po mirë, për të shqyer plaçkën keni ardhur këtu? Apo për të bërë këto 5 punë, që njerëzit të thonë e lanë një gjurmë”, deklaroi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat