Orikumi më shumë pa se me drita

Shqipëria

Orikumi më shumë pa se me drita

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Orikum

Sa herë fryn era, zona Turistike e Orikumit dhe fshatrat Tragjas, Dukat dhe Radhime mbeten pa energji elektrike, për shkak të amortizimit të rrjetit.

Shkëputja e shpeshtë e energjisë ka revoltuar banorët e zones.

“U lodhëm duke pritur. Kemi problemet me ushqimet dhe ngrohjen” thonë banorët.

Këtë vit banorët shprehen se kanë qenë më shumë pa drita, ndaj e vetmja zgjidhje mbetet elektriku i dorës ose qiriri.

“Këtë vit më shumë pa drita se me drita”.

Më e rëndë situata paraqitet për bizneset, ku shumë produkte edhe prishen nga mungesa e energjisë.

“Nuk dimë çfarë të bëjmë. Na prishen të gjithë çka brenda frigoriferi”.

Për shkak të pozicionit era në këto zona është e zakonshme, gjë që kërkon një investim në rrjetin elektrik, por ky mbetet një problem ende i pazgjidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat