Pas restaurimit, shtëpia muze e At Gjergj Fishtës kyçet për shkak të ngërçit të çelësave

Shqipëria

Pas restaurimit, shtëpia muze e At Gjergj Fishtës kyçet për shkak të ngërçit të çelësave

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:51
Muze e At Gjergj Fishtes

U përurua më 23 tetor por shtëpia muze e At Gjergj Fishtes ka mbetur e kyçur.

Në ceremoni mori pjesë Kryeministri Edi Rama edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Tre muaj pas inaugurimit dera është e kyçur.

Entuziazmi i restaurimit të kësaj shtëpie dhe hapjes së derës vetëm në një ditë, u shua shpejtë, për pjesëmarrësit ne përurim.  Nuk janë të paktë turistët vendas dhe të huaj, të cilët dëshirojnë që të vizitojnë këtë objekt, por ende shtëpia ka mbetur peng i një ngërçi të pa zgjidhur mes pronarëve të shtëpisë, të cilët posedojnë çelësat dhe administratorit, që në këtë rast është Ministri e Kulturës.

Dom Nikë Ukgjini e cilësoi lojë këtë ngërç. “Shtëpinë ku ka jetuar Fisha dy vite, të bëhet lojë me atë shtëpi. bëhet lojë edhe me figura të tjera”, thotë ai.

Abc kontaktoi drejtoreshën e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër Majlinda  Laçaj e cila na tha se shtëpia do të vazhdojë t’i ketë dyert e mbyllura deri sa të gjendet gjuha mes pronarëve dhe shtetit, për të nisur shndërruar në një atraksion turistik, duke e pasuruar me objekte  e artefakte që lidhen me Fishtën.

Të njëjtën përgjigje morëm edhe nga  Ministria e Kulturës, e cila ka investuar 5, 7 milion lekë për restaurimin e shtëpisë , e cila mbartë më shumë vlera historike sesa arkitekturore. Kjo shtëpi është shpallur Monument  Kulture 6 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat