A e përdor Taulant Balla si zyrë lokalin e Gjergj Lucës? Pyetja që prishi lidhjen direkte

Shqipëria

A e përdor Taulant Balla si zyrë lokalin e Gjergj Lucës? Pyetja që prishi lidhjen direkte

Më: 19 mars 2021 Në ora: 23:24
Taulant Balla

Gjatë mbrëmjes së sotme Taulant Balla është përplasur me gazetarin Gentian Koka.

Në një lidhje live nga emisioni “Spotlight”, Koka ka vënë re detajet në “background”, dhe e ka pyetur se ku ndodhej Ballën.

Balla pohoi se ndodhej në zyrën e tij, ndërsa kur gazetari insistoi se fliste nga lokali i biznesmenit Gjergj Luca, u largua duke mbyllur kameran. 

Bledian Koka: Ku ndodheni tani?

Taulant Balla: Jam në zyrën time…

Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi

Taulant Balla: Jo                                                                                                             

Bledian Koka: Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.

Po ku ndodhej vërtetë Balla?

Nga një kërkim të thjeshtë në rrjetet sociale të biznesit të Lucës “Rofaza Fish City”. Muri pas shpinës së Ballës, është identik me atë të biznesit.

Të jetë rastësi? Balla është inspiruar nga miku i tij dhe ka përdorur një letër murale të ngjashme në zyrë? Apo gënjeu për vendndodhjen e tij? Apo ka ndonjë zyrë në lokalin e Gjergj Lucës dhe nuk gënjeu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat