FNSH blindon Elbasanin për zgjedhjet, efektivët zbarkojnë në rrugë

Shqipëria

FNSH blindon Elbasanin për zgjedhjet, efektivët zbarkojnë në rrugë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:26
FNSH blindon Elbasanin për zgjedhjet, efektivët zbarkojnë në rrugë

Një grup i FNSH-së është “atashuar” në qytetin e Elbasanit në kuadër të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se qëllimi i grupit të FNSH-së është parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe kapja e personave në kërkim.

Në pamjet e siguruara nga ABC, efektivët kanë ngritur pika në hyrje dhe dalje të qytetit për kontrolle.

Elbasani është një nga qarqet e nxehta për zgjedhjet, ku deri tani janë shënuar dy incidente, në 14 mars mes militantëve të PS-PD dhe 4 ditë më pas mes biznesmenit Gjergj Luca dhe ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat