Rama nga Lezha: Mos votoni Markun se nuk është për punë, Gjekmarkaj një lolo

Shqipëria

Rama nga Lezha: Mos votoni Markun se nuk është për punë, Gjekmarkaj një lolo

Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka tërhequr ditën e sotme vëmendjen qytetarëve të Lezhës, që “nuk e kanë dëgjuar” kur i këshilloi që të mos votonin “Frrok Frrokun”, Fran Frrokun i cili tashmë është në burg.

Më tej, Rama u bëri thirrje që të mos votojnë kësaj radhe Mark Markun dhe as Agron Gjekmarkajn. Sipas tij, Marku nuk është për punë.

“Ça do bëni me Mark Markun, ai nuk shkon në burg, por nuk shkon as në punë. Se nuk di të bëjë asnjë punë. E vetmja punë që di të bëjë, është t’u thotë njerëzve do t’ju gjuaj me shishe…”

Ndërsa, për Gjekmarkajn, kryeministri tha se është një “lolo”.
“Gjekmarkaj, po ky tjetri për çfarë do shkojë atje, është lolo, e njoh se kam pas disa përballje me të. Si mund të ulet niveli deri këtu?”

Nga ana tjetër, kreu i PS-së u shpreh optimist për të ardhmen e Mirditës pasi sipas tij, aty po lindin bërthamat e agroturizmit.

“Nga Mirdita njerëzit vetëm iknin. Është e mundur që nëse e bëjmë çdo ditë atë betejën që kombet e mëdha e bëjnë prej shekujsh, betejën për gjërat e vogla. Shqipëria të bëhet e ardhmja e çdo kujt që lind këtu. Ikja të jetë zgjedhje jo opsion i parë. Në Mirditë po lindin bërthamat e agroturizmit. E asaj pjesë që mund të zhvillohet e të kthehet në një nga motorët më të sukseshëm të vendit. Duhet kohë. Lezha sot ka hyrë në një fazë tjetër. S’ka më turp të flasësh për ujin e pijshëm në 2021. Me dekada të tëra, kaos dhe rumpallë…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat