Aktivistja e PD-së dhunohet në Divjakë/ Reagon spitali

Shqipëria

Aktivistja e PD-së dhunohet në Divjakë/ Reagon spitali

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:09
Elsa Bita

Spitali i Lushnjes ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur me aktivisten e PD-së, Elsa Bita, e cila tha se  është goditur nga shefi i policisë së Divjakës, Altin Shehu.

Sipas njoftimit të spital;it, ajo është paraqitur me dhimbje te parakrahut të majtë, dhimbje qafe dhe dhimbje të lehta barku.

Theksohet se pacientja është mbajtur nën vëzhgim për gjashtë orë ku gjendja shëndetesore vazhdonte të ishte e mirë dhe më pas u largua në shtëpi

DEKLARATE PER SHTYP LIDHUR ME RASTIN E BERE PUBLIK, NGA SHTETESJA ELSA BITA, BANUESE NE QYTETIN E DIVJAKES.

SPITALI LUSHNJE
Lidhur me rastin ne fjale sqarojme se:
– Ne oren 12:10 paraqitet ne urgjencen kirurgjikale Spitali Lushnje e shoqeruar nga Autoambulanca e Poliklinikes Divjak qytetarja Elsa Bita e datelindjes 13.11.1983 e cila paraqiste keto ankesa:
– Dhimbje te parakrahut te majte, dhimbje qafe dhe dhimbje te lehta barku.
Nga ekzaminimi klinik nuk u konstatuan shenja te jashtme te demtimit te indeve te buta. Pacientja u konsultua nga mjeku Ortoped-Traumatolog Kastriot Nezha I cili rekomandoi Ro-Grafi te parakrahut te majte ku nuk u konstatua demtime te kockave. Pacientes ju vendos nje allci mbrojtese e indeve te buta te parakrahut. Me vone pacientia pretendonte per dhimbje te qafes dhe te barkut. Ne keto kushte konsulta e thirrur nga urgjenca me mjeket Sami Osmani, Mihal Petushi, Josif Prence rekomandoi berjen e skanerit te kokes, qafes, gjoksit, mushkerive, barkut dhe pjeseve te legenit. Nga konsulta me Mjekun Imazherist Florjant Nexha pacientja nuk rezultoi me asnje demtim ne keto organe. Pacientja u mbajt nen observim per gjashte ore ku gjendja shendetesore vazhdonte te ishte e mire dhe me pas largohet ne shtepi. Ky material mbeshtetet ne ekzaminimet e realizuara ne kartelen mjeksore nr. 1301 dt 24.04.2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat