Poston videon me të moshuarit e vaksinuar, Rama: Rrofshi sa malet

Shqipëria

Poston videon me të moshuarit e vaksinuar, Rama: Rrofshi sa malet

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:28
Pamje nga videoja

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar sot një video në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqen disa prej të moshuarve, të cilët kanë marrë dozën e parë, apo edhe dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

 “Nderi është i gjithi i yni, Rrofshi sa malet!”, ka shkruar Rama bashkëngjitur me videon në fjalë.

Ata shprehen shumë të kënaqur dhe tashmë ndihen të mbrojtur dhe të sigurt për të qenë pranë të afërmve të tyre.

“Do e bëjmë vaksinën e dytë, të parën e mbaruam dolëm mirë.

Rrofshin që po na bëjnë këto vaksina që të mbrohemi nga Covid.

Jemi shumë krenar, jemi shumë të kënaqur.

E falënderojmë shumë qeverinë që po interesohet për ne.

Sot e bëra vaksinën e dytë, faleminderit që na dhanë këtë mundësi.

Jam e kënaqur sepse e bëra dhe këtë dozë dhe do jem e mbrojtur dhe do takohem më shpesh me të afërmit dhe të gjithë njerëzit e mi”, shprehen ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat