Begaj jep dëshminë nga spitali, i pyetur se cili deshi ta vrasë

Shqipëria

Begaj jep dëshminë nga spitali, i pyetur se cili deshi ta vrasë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:29
Edison Begaj

“Nuk kam asnjë lloj dyshimi mbi autorin apo autorët e sulmit me armë ndaj meje”- Kështu mësohet se ka thënë në dëshminë e tij për Policinë, Edison Begaj, 38-vjeçari që u plagos në këmbë në hyrje të shtëpisë së tij Kaninë të Vlorës, mbrëmjen e së shtunën, nga disa të shtëna.

Megjithëse rrethanat e ngjarjes flasin qartë për një atentat të organizuar mirë dhe në errësirë, përforcuar kjo nga e kaluara problematike e Begajt, ai ka zgjedhur të mos i drejtojë gishtin askujt për ta fajësuar se ka dashur ta vrasë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar tetë persona për t'i marrë në pyetje lidhur me atentatin dhe ka kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset dhe shtëpitë e fshatit Kaninë, që mund të kenë kapur ndodnjë automjet apo persona të panjohur në zonë.

Begaj është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe në vitin 2019 i është kërkuar të deklarojë pasurinë. Begaj është emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi është dënuar më herët për trafik droge dhe armësh.

Edison Begaj u shpall në kërkim ndërkombëtar në 20 shkurt të vitit 2008 pas operacionit policor të koduar “Qiriu i ndezur”. 

Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur” kunder një bande që trafikonte në Itali drogë dhe armë. Operacioni u shtri në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnje çoi në pranga shtatë persona dhe midis tyre edhe Edison Begajn.

Policia dhe Forcae e Ndërhyrjes së Shpejtë kapën 284 kilogramëve hashash të ndara në tetë pako të mëdha, në fshatin Ndërmenas të Fierit. Ajo u gjet në një furgonbashke me 5 armë zjarri automatike, një pistoletë, dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe granatash, destinuar për grupet kriminale italiane.

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Begajn, masë qe u rrezua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë.

Por edhe pas kesaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda rikërkoi masën “arrest me burg” ndaj Begajt dhe Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet e pranoi kërkesën e organit të akuzës.

Disa prej të akuzuarve u arratisën nga Shqipëria, me ta edhe Edison Begaj. Begaj me pas u arrestua më 25 mars të vitit 2009 në Itali dhe u ekstradua ne Shqiperi më 30 tetor 2009.

Me vendimin e datës 18 tetor 2010, Gjykata e për Krimet e Rënda e dënoi Edison Begajn me 7 vjet e 6 muaj burgim.

Por më 5 korrik 2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e gjykimit për Edison Begajn, i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh dhe municionesh dhe trafik ndërkombëtar droge dhe pas kesaj Begaj edhe kompensim për burgim të padrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat