E mbajtën në hetim prej një muaji, policia e kap në flagrancë 39-vjeçarin

Shqipëria

E mbajtën në hetim prej një muaji, policia e kap në flagrancë 39-vjeçarin

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Gjovalin Nikolli është arrestuar këtë të dielë nga policia e Lezhës, pasi ai ishte në hetime prej një muaji dhe u zbulua se merrej me kultivim të bimëve narkotike.

“Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kulme, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, u arrestua në flagrancë Gjovalin Nikolli, 39 vjeç, banues në Mirditë”, tha policia.

Sias bluve, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Mrizi i Madh”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.

Policia thotë se po vijon të hetojë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat