Kraja paralajmëron të tjera arrestime të bujshme: Ky është vetëm fillimi!

Shqipëria

Kraja paralajmëron të tjera arrestime të bujshme: Ky është vetëm fillimi!

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 13:41
Kraja paralajmëron të tjera arrestime të bujshme: Ky është vetëm fillimi!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja paralajmëroi të tjera goditje të bujshme ndaj zyrtarëve të lartë të korruptuar.

Në konferencën, “Forcimi i drejtësisë penale”, Kraja deklaroi se arrestimet e ndodhura në Bashkinë e Lushnjes janë vetëm fillimi i luftës antikorrupsion.

“Përparësi e SPAK është lufta kundër krimit të organiuar e korrupsionit e hetimit të rasteve ndaj zyrtarëve të lartë, por duhet të kemi parasysh se ato që ndodhën ditët e fundit 2-3 ngjarje që janë bërë publike, nuk është se është fundi, është fillimi i një produkti që ka kohë që po punojmë e do vijojë me të njëjtin ritëm e përparësi.

Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pastrimit të parave janë prioritetet tona, kundër shkelësve e abuzuesve të fondeve publike. Janë prioritet e do kenë produkt në vazhdimësi. Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë , por është vullenti i mirë nga të gjithë prokurorët, kanë kompetencat, trajnimin, mbështetjen dhe pavarësinë e duhur për të vendour bazuar në bindjen që do kenë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat