Vijon zjarri në malin e Tërbunit, sot në terren dhe 100 forca të ushtrisë

Shqipëria

Vijon zjarri në malin e Tërbunit, sot në terren dhe 100 forca të ushtrisë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 08:09
Ilustrim

Pukë, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Tërbunit.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pisha dhe ahe.

Të angazhuar në operacion për shuarjen e flakëve janë forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjores dhe shërbimet publike.

Në ndihmë sot kanë mbërritur dhe 100 forca të ushtrisë.

Dy helikopterë pritet të vijojnë dhe sot fluturime për hedhjen e ujit. Zjarri në malin e Tërbunit, dyshohet se u shkaktua qëllimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat