Dhërmiu po e humb shansin për t’u bërë potencial kombëtar?

Shqipëria

Dhërmiu po e humb shansin për t’u bërë potencial kombëtar?

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një nga plazhet më të bukura në vend, dhe më të frekuentuara, Dhermiu, po humb shansin për t’u bërë një potencial dhe aset kombëtar në fushën e turizmit, duke u shndërruar përditë e me shumë në kopshtin privat të pasanikëve.

Zona e Dhërmiut mund të kishte njohur një boom në zhvillimin turistik, me resorte të mëdha ku të kishte krijuar hapësirë për mijëra shtretër e pushues, duke konkuruar lehtësisht Malin e Zi dhe Greqinë, ndërkohë që po shndërrohet në një geto zengjinësh me vila në çdo brez, shkruan sot Mapo.

Dhermiu që pritej të ishte një mundesi e arte për zhvillimin e turizmit në Shqipëri po degjeneron në komplekse vilash të pakuptimta.

Praktikish do të duhej të zhvilloheshin hotele për të zhvilluar turizmin, ndërsa qeveria me në krye Ministrinë pa vizion të Turizmit po e kthen në rezervat me vila ku të vetmit që perfitojne jane ata që i ndërtojnë. (Shumë mirë por në brez të dytë dhe të tretë).

Brezi i parë lypsej të ishte hoteleri si në çdo vend normal me një minimum tradite në këtë sektor. Në këtë formë, siç edhe po ndodh, ekonomia e vendit dhe turizmi nuk përfitojnë asgjë.

Po me siguri, shefat e kësaj induestrie dhe përgjegjësit në qeveri kanë me prioritet fitimet e tyre, jo përfitimet e ekonomisë dhe vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat