Ky është Xhuljano Bullari i ekzekutuar me 3 plumba

Shqipëria

Ky është Xhuljano Bullari i ekzekutuar me 3 plumba

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 13:25
Xhuljano Bullari

Xhuljano Bullari u gjet i vrarë në makinë mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës.

Ende janë të paqarta shkaqet që kanë çuar në vrasjen e Bullarit. Aq sa të paqarta janë edhe arsyet se pse Bullari ka udhëtuar nga zona e Peqinit në drejtim të Vlorës, pikërisht në fshatin Babicë, ku u gjend i vrarë pikërisht në vendin e quajtur “Qafa e Topit”.

Kush eshte Xhuljano

Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë. Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa.

Kush e thirri Xhuljanon?

Ndërsa prania e tij në Babicë deri në këto momente justifikohet nga policia lokale, se dikush i njohur i tij mund ta ketë thirrur Xhuljano Bullarin.

Si u identifikua viktima

Bullari kohët e fundit qëndronte në zonën e Babrrusë në Tiranë. Policia ka mundur të identifikojë viktimën mesditën e sotme, vetëm falë zbulimit të pronësisë së automjetit Tip Fiat Punto, që i përket një gruaje në Tiranë.

Pikërisht në këtë automjet në orët e para të mëngjesit, u gjend i pajetë Xhuljano Bullari, teksa ishte qëlluar plot 4 herë me pistoletë, por vetëm 3 plumba e kanë prekur në trup.

Një plumb, ka dëmtuar dhe xhamin e parë të makinës. Ndërsa deri në këtë fazë të hetimeve, policia e Vlorës beson se viktima është qëlluar nga një person i njohur, i cili ka qënë brenda makinës.

Bullari është thirrur në këtë zonë nga një i njohuri i tij dhe ka shumë gjasa që mund të ketë lindur konflikt për çështjen e pazareve të drogës apo vjedhjes, çka ka sjellë eleminimin fizik të Bullarit.

Tashmë policia e Vlorës është duke kryer hetime me qëllim zbulimin e personave përgjegjës për këtë vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat